Hyn në fuqi udhëzimi për sekuestrimin e kateve pa leje: Si kryhet...

Hyn në fuqi udhëzimi për sekuestrimin e kateve pa leje: Si kryhet shitja dhe përdorimi

74
0
Shares

Katet pa leje do të shiten në ankand publik, sipas udhëzimit që ka miratuar qeveria dhe që prej sot është në fuqi.

Udhëzuesi parashikon se procedura e parë është shitja e tyre ndërsa theksohet se shitja do të bëhet sipas vlerës së tregut dhe jo hartës së pronës me të cilën qeveria kryen shpronësimet

“Vlerësimi i objektit bëhet në përputhje me vlerën reale të tregut. Ekspertët vlerësues mbajnë përgjegjësi për vlerësimin e kryer, për dokumentet e hartuara e të nënshkruara prej tyre dhe hartojnë raportin përfundimtar të vlerësimit, i cili përmban vlerën minimale të shitjes me ankand”, thuhet në udhëzim.

Udhëzimi përcakton edhe se si do të menaxhohen paratë që do të përfitohen: “Procedura e kalimit të të drejtave reale mbi pronën e konfiskuar, do të zhvillohet nëpërmjet ankandit publik. Të ardhurat e krijuara nga shitja do të përdoren për shpronësim, trajtim të posaçëm apo kompensime, me qëllim realizimin e punëve publike”.

Udhëzimi ka parashikuar gjithashtu edhe një rrugë të dytë për katet pa leje, dhënien e tyre për strehim social, akt i cili bëhet vetëm në ato raste kur ky interes prevalon mbi shitjen dhe këtë vlerësim do ta bëjë vetë qeveria: “Institucionet e interesuara për të përdorur objektet e konfiskuara, do të shprehin interesin e tyre pranë ministrisë përgjegjëse për administrimin e pronës shtetërore, për t’i përdorur për nevojat e tyre. Ky institucion, kur e gjen në raport të drejtë me interesin publik, kryen transferimin e tyre me vendim të Këshillit të Ministrave”.

Ky udhëzim tashmë është titull ekzekutiv dhe nuk përjashton nga e drejta e blerjes edhe të vetë atyre që kanë ndërtuar në shkelje të lejes së ndërtimit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY