Plagosja e 2 të rinjve serbë, policia kap autorin, Beogradi ngre retorikën...

Plagosja e 2 të rinjve serbë, policia kap autorin, Beogradi ngre retorikën ende pa u hetuar

35
0
Shares

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dënuar ashpër sulmin ndaj dy qytetarëve me kombësi serbe në Shtërpcë, përmes një postimi në Facebook.

“Sipas informatave, të rinjtë 11 dhe 21 vjeçar janë jashtë rrezikut për jetë dhe ju dëshiroj shërim të shpejtë. Policia e Kosovës veçse ka arrestuar të dyshuarin, i cili pa asnjë mëdyshje duhet dhe do të përballet me organet e drejtësisë”, ka shkruar Kurti.

Ai ka deklaruar se njësitet relevante do të vazhdojnë hetimet deri në zbardhjen e të gjitha rrethanave të këtij akti, të cilin e ka quajtur papranueshëm dhe të dënueshëm.

“Dua të siguroj të gjithë qytetarët se Policia e Kosovës është e angazhuar maksimalisht në kryerjen e detyrave të saj me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe pronës së të gjithëve pa dallim”.

Ndërkaq ka reaguar Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, e cila drejtohet nga Petar Petkoviç. Kjo zyrë thekson se është një tentativë për të vrarë fëmijët e pafajshëm serbë.

“Ata kanë marrë plagë me armë zjarri, njëri djalë është qëlluar në dorë dhe tjetri në shpatull dhe vetëm për fat të tyre nuk kanë pësuar lëndime apo rrezik për jetën. Në këto momente po transportohen për në Qendrën Spitalore Klinike në Graçanicë, ku do të kenë kujdesin më të mirë të mundshëm. Është një tentativë evidente për të vrarë fëmijët e pafajshëm serbë të cilët janë shqetësuar vetëm për shkak se kanë veshur pemën e Krishtlindjes dhe kështu kanë treguar qartë se janë serbë”, thuhet në njoftim, transmeton Kosovaonline.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY