“Erion Veliaj, mbi 50 milionë euro vetëm për pagat e pesonelit të...

“Erion Veliaj, mbi 50 milionë euro vetëm për pagat e pesonelit të fryrë të bashkisë”

44
0
Shares

Kandidati i PD për Tiranën, Belind Këlliçi publikoi sot numrin e të punësuarve në bashkinë e Tiranës që i kushton qytetarëve të saj 154 mijë euro cdo ditë.

Postimi i Këlliçit:

Bashkia Tiranë i merr qytetarëve 154 mijë euro çdo ditë për paga.

Bashkia Tiranë po pëllcet. Fryrje fiktive e administratës nga viti në vit për qëllime elektorale. Është dyfishuar numri i punonjësve dhe shpenzimi për pagat.

6437 rrogëtarë, nga të cilët 1639 në aparatin e Bashkisë ndërsa të tjerët në institucionet mbështetëse. Përveç këtyre ka edhe 1894 punonjës në funksionet e pakushtëzuar sektorialë, duke e çuar totalin në 8331.

Për vitin 2023 është parashikuar rritje 15%.

Bashkia na kushton 56,213,980 euro ose 154 mijë euro çdo ditë për paga.

Veliaj po kërkon të blejë një mandat të tretë me paratë tuaja. Nga xhepi i tij nuk del asgjë.

Të nderuar banorë të Tiranës! Kemi përballë një makineri leku. Kjo betejë fitohet me koalicion qytetar. Të gjithë bashkë mund ta ndalojmë blerjen e votës me paratë e gjakut dhe djersës suaj. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY