Digjet fabrika e sfungjerit në Elbasan

Digjet fabrika e sfungjerit në Elbasan

79
0
Shares
ilustruese

Një fabrikë mori flakë sot në Elbasan duke shkaktuar humbje të mëdha materiale.

Asnjë nga punëtorët nuk është lënduar sipas burimeve të policisë pasi është arritur të evakuohen.

Fabrika prodhonte sfungjer dhe ndodhej në afërsi të fshatit Katund i Ri. a.b

Detajet e policisë:

Rreth orës 10:20, në fshatin Katund i Ri, Elbasan, ka rënë zjarr në një subjekt privat (fabrikë për prodhimin e sfungjerit), në pronësi të shtetasit F. B., 53 vjeç., banues në lagjen “Dyli Haxhire”, Elbasan. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Paraprakisht, dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në sistemin elektrik të objektit të këtij biznesi.

Shërbimet zjarrfikëse vijojnë punën për shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY