Kush është personi i dytë që u shpall në kërkim për vrasjen...

Kush është personi i dytë që u shpall në kërkim për vrasjen e Edmond Papës

63
0
Shares

Andrew Bode është personi i dytë i shpallur në kërkim në lidhje me vrasjen e Edmond Papës në Tiranë pak ditë më parë.

Bode, i lindur në Berat është gjetur ne filmime teksa afrohet me një smart tek vendi ku u vra Papa dhe dyshohet se në fakt ai është ekzekutori.

Smart ishte marrë me qira ndërsa Papën e kanë ndjekur me një makinë tjetër Audi.

Pasi ka qëlluar mbi Edmond Papën, është larguar me Audin e drejtuar nga Velo. Kanë udhëtuar së bashku në autostradën Tiranë – Durrës, janë kthyer e kanë ndaluar në një pikë karburanti dhe Bode ka zbritur në zonën e Astirit. Më pas Bode ka marrë një taksi dhe është drejtuar drejt banesës së tij në zonën e Kodrës së Diellit.

Të nesërmen, më 17 Nëntor, ai ka marrë nga vendi i krimit Smartin që kishte lënë të parkuar.

Dyshohet se krimi mund të ketë lidhje me vrasjen e Aleksandër Sadikajt në atentatin me tritol të Qershorit të vitit 2022 në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut, me të cilin Bode dhe Velo rezultojnë të kenë njohje.

Dy ditë më parë policia njoftoi për arrestimin e autorit të dyshuar të krimit, Alban Velo. Një ditë më vonë edhe i ati u petulkua nga policia. Ai ishte polic në komisariatin 4 të Tiranës. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY