Alban Velo, i biri i një polici. I ati pezullohet nga detyra

Alban Velo, i biri i një polici. I ati pezullohet nga detyra

300
0
Shares

Në lidhje me identifikimin, kapjen dhe ndalimin e njërit prej autorëve të vrasjes së shtetasti EDmond Papa, nga verifikimet ka rezultuar se shtetasi i ndaluar Alban Velo është djali i një punonjësi Policie.

Menjëherë pas ndalimit të shtetasit A. V. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka bërë pezullimin nga detyra të punonjësit të Policisë, inspektor Dilaver Velo, me detyrë trup shërbimi në Seksionin e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 4, Tiranë.

Gjithashtu Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin e thelluar ndaj punonjësit të Policisë, të pezulluar nga detyra.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY