Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “nr.17” Durrës, te Tregu Industrial ka rënë zjarr dhe si pasojë janë djegur 5 dyqane me produkte të ndryshme.
Ato ishin në pronësi të shtetasve V. M., 59 vjeç, A. K., 39 vjeç, N. R., 65 vjeç, Sh. D., 66 vjeç, banues në Durrës.
Nga veprimet e para dyshohet se zjarri është aksidental.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. a.b





