Këshilla e Erion Veliajt për studentët, muralja e transit te konviktet. Çfarë...

Këshilla e Erion Veliajt për studentët, muralja e transit te konviktet. Çfarë tha pastori Akil Pano dhe gjëmimi i publikut

251
0
Shares

Muralja e transgjinorit vendosur në Qytetin Studenti paguar e porositur nga bashkia e Tiranës dhe kryetari i saj, Erion Veliaj ka tronditur opinionin publik, përfaqësues të komuniteteve të ndryshme në Tiranë e më gjerë.

Pastori Akil Pano thotë se janë qindra që i kanë shkruar për të hequr muralen si një propogandë për stimulimin tek të rinjtë të sjelljeve kontraverse të gjinisë.

Postimi i Akil Panos:

Pas postimit të ’murales’ qindra komente mosdakordësie nga qytetarë të indinjuar të cilëve u shpreh mirënjohjen për komentet dhe kërkesat që kjo pikturë te hiqet.

Në postimet e mia synoj komunikimin e vlerave edukuese në shoqërinë Shqiptare. Kjo është arsyeja e postimeve të përditëshme në faqen time në fb. Mes komenteve te shumta gjej dhe komente me përmbajtje negative, ose dhune të cilat shpesh i fshij ose i bëj të padukshme në murin e faqes. Kjo, për të ruajtur këtë hapësirë lirie komunikimi brenda kufijve të vlerave që na ndërtojnë të gjithëve.

Natyrshëm nuk do të mungonte faqja Brryli Broadway që gjej rastin ta falenderoj për përqasjen vlerore në rastin e pikturave murale në fasadat e ndërtesave të kryeqytetit.

Fasadat mund të vishen me art që përcjell histori, edukim, kulturë, atdhedashuri, nderim, dashuri për familjen, vlerësim për punën, solidaritet, respekt njerëzor, në çdo kohë, veçanërisht në një kohë si kjo që jetojmë.
Respekt Brrylo.
Akil Pano

MË HERËT NGA PANO:

Si ju duket piktura murale? Një grua? Një burrë? Një transgjinor që ‘fluturon’ si një zog duke përjetuar lirinë e ‘coming out’?

Në sfond; me sa dalloj, shoh trupin muskuloz të një burri që dëshiron të jetë grua, teksa mendon se i zbulon botës ‘hiret’ e një gruaje në trupin e një burri!?
Qofsha i gabuar.

Më thoni pak ju lutem; e kujt është përgjegjësia e vendosjes se këtij ‘krijimi’ ne njeren prej godinave? Pse tek studentët/ të rinjtë? A janë pyetur studentët, apo janë ndodhur përballë faktit?

Më thanë se ‘zbukuron’ fasadën e njërës nga godinat në Qytetin Studenti?
Nga filmat në kinematë e kryeqytetit, tek puthjet mes dy vajzave në reality show të televizioneve kombëtare, tek fasadat e konvikteve, indoktrinimi flet gjuhën e tij. Klima politike është e përshtatshme! Depresioni dhe indiferentizmi shoqëror janë parakushte për avancimin e agjendës!!!
Akil Pano.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY