“Hapja e negociatave ka mbetur pezull pasi Rama ka zgjedhur krimin”

“Hapja e negociatave ka mbetur pezull pasi Rama ka zgjedhur krimin”

50
0
Shares

Hapja e negociatave ka mbetur pezull pasi Rama ka zgjedhur krimin, tha sot kreu i PD, Berisha në konferencë me gazetarët.

Deklarata:

Viti që lamë pas kishte një zhvillim për të cilin shqiptarët pritën 8 vite. Ky zhvillim ishte hapja e negociatave.
Por, ndonëse konferenca që simbolizon vendimin e hapjes, u hap, negociatat janë on-hold.
Kjo vetëm e vetëm se Edi Rama, mes rrugës evropiane për Shqipërinë dhe rrugës së krimit, jep dëshmi të sigurta se qëndron për të dytën.
Dëshmi flagrante e kësaj është përpjekja e tij për të kaluar ligjin e amnistisë fiskale. Dëshmi e kësaj janë pasaportat e arta. Janë deklaratat e tij nga samiti në samit, se mosrespektimi i ligjit ndërkombëtar nga Serbia, është një gjë pozitive, se asaj nuk i duhet kërkuar respektimi i sanksioneve ndaj Rusisë.

Pra, një akti historik të BE-së, për të dëshmuar perspektivën evropiane të Shqipërisë, Edi Rama i kundërpërgjigjet në një mënyrë antieuropiane, që bie në kundërshtim flagrant me interesat kombëtare të shqiptarëve dhe të ardhmes së tyre.

Berisha: Viti që lamë pas është viti i shkatërrimit përfundimtar të sistemit të drejtësisë

Viti që lamë pas është viti i shkatërrimit përfundimtar të sistemit të drejtësisë. Reforma e Sorosit përfundoi sipas sondazheve të pavarura në institucionin më të pabesueshëm se çdo institucion i këtij vendi.

Ai që ishte parashikuar të ishte institucioni i akuzës për zyrtarët e lartë, i quajtur SPAK apo Prokurori e Posaçme, u transformua në SKAP-in e partisë.

Tre muaj më parë, në një poll krejtësisht të pavarur, dilte vetëm se 10.4 përqind e shqiptarëve besonin se SKAP-i i partisë është i pavarur politikisht, përkundrejt 59.6 përqind që e quanin tërësisht të varur nga partia.

Pas betejës së fundit, Rama-guvernatorja Kim, edhe ky 10-përqindësh mendoj se merr fund. Kështu që sot nuk ka shqiptar se beson më ndryshe, veçse e sheh SKAP-in si një institucion, seksion të partisë së krimit.
I infiltruar nga të gjitha anët me lidhje krimi. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY