Kreu i PD, Sali Berisha tha sot në një konferencë shtypi se 2022 do të skalitet në muret e kohës si viti i opozitës shqiptare.
Deklarata:
Nuk mund të mbyllja vitin pa paraqitur një bilanc të vitit që lëmë pas në vlerësimin e PD-së dhe timin.
Në këtë kontekst, viti 2022 do të skalitet në muret e kohës si viti i opozitës shqiptare.
Do skalitet si viti i opozitës shqiptare sepse ndaj përpjekjeve të jashtëzakonshme të popullit opozitar, të PD-së, për qëndruar si opozitë e vërtetë u përdorën të gjitha mjetet e paligjshme kundër kësaj opozite, me qëllimin e vetëm, që ta mbanin atë një parti simotër të krimit në pushtet.
Edi Rama dhe qeveria e tij përdori çdo mjet, çdo institucion, përdori policinë, shërbimin informativ, drejtësinë, me qëllimin e vetëm që të gjunjëzonte opozitën.
Përdori bandat, përdori forma nga më të turpshme të korrupsionit, gjer dhe sulmet fizike të paprecedentë në historinë e këtij vendi, me qëllimin më ogurzi të zhdukjes së opozitës.
Berisha: Viti 2022 është viti i opozitës, sepse për herë të parë në historinë e vendit u aplikuan primaret
Viti 2022 është viti i opozitës, sepse për herë të parë në historinë e vendit u aplikuan primaret.
PD iu përgjigj kësaj dhune të turpshme, antiligjore dhe antikombëtare me armën e lirisë.
Ajo vendosi në themel të rindërtimit të saj, lirinë, dinjitetin e anëtarëve dhe simpatizantëve të saj dhe u shndërrua në ëktë drejtim në një ishull lirie në një vend ku vota e lirë ka marrë fund.
E bëri këtë me besimin më të madhe se pa votë të lirë, nuk ka shtet ligjor. Pa votë të lirë nuk ka liri dhe të drejta njerëzore. Pa votë të lirë nuk ka ekonomi tregu dhe konkurrencë të lirë. Pa votë të lirë nuk ka të ardhme.
Me gjithë vështirësitë e jashtëzakonshme, opozita ia doli jo vetëm të jetë lajmi dhe ideja e vitit, por t’i japë tonin jetës politike të vendit.
Çdo shqiptar ka të drejtë të shpresojë dhe të besojë për një vit më të mirë, më me shpresë dhe më afër idealeve të tij. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/