“Call failed”. Sot dita e dytë me telefona të mbyllur nga One,...

“Call failed”. Sot dita e dytë me telefona të mbyllur nga One, a ekziston AKEP?

91
0
Shares

Sot është dita e dytë që mijëra abonentë të One kanë telefonar pa sinjal pas një situate të papërgjegjshme të kësaj kompanie.

Ndërsa ka mbyllur telefonat nuk jep asnjë shpjegim për arsyet dhe kohëzgjatjen duke rrënuar shërbime jetike për abonentët dhe duke dëmtuar për shumë prej tyre bizneset që mbështeten në komunikim dhe telefoni.

Asnjë media në Tiranë përveç droni.al nuk ka shkruar në lidhje me këtë skandal pasi One u ka dhënë reklamë për tu mbyllur gojën njësoj siç bënë për disa vite rresht inceneratorët.

Mund të ndodhin difekte por kompania njofton klientët, dhe jo njëherë por për cdo hap që ka bërë në drejtim të rikthimit të shërbimit.

AKEP po ashtu nuk ka thënë një fjalë, siç duket i kapur nga lojtarët e mëdhenj të komunikimit. Ky institucion sapo ka çertifikuar monopolin në telefoni duke përqëndruar biznesin në dy kompani.

Qeveria po ashtu nuk ndërhyn pasi kompanitë celulare përveçse sponsorë për mediat qe e mbështesin e ka edhe sponsor për veten. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY