AKSHI për zyrtaren e saj që u kap me drogë: Do shkarkohet...

AKSHI për zyrtaren e saj që u kap me drogë: Do shkarkohet menjëherë

66
0
Shares

AKSHI ka nisur procedurat për shkarkimin e Erisa Ferros, që u arresrua sot me një sasi të madhe kanabisi në makinën ku ndodhej.

Sipas AKSHI-t, Fero do të shkarkohet. Dhe, përkundër botimeve në mediat, ajo ishte specialiste dhe jo drejtoreshë në këtë institucion.

Detajet nga AKSHI:

Në vijim të deklaratës së Drejtorisë Vendore të Policisë së Korçës, për finalizimin e operacionit “Restart”, me arrrestimin e 3 shtetasve, ndër të cilët dhe znj. Erisa Fero, AKSHI njofton se: bazuar në legjislacionin shqiptar në fuqi (Kodi i Punës), ka nisur menjëherë procedurën për shkarkimin nga puna të këtij personi.

Znj. Erisa Fero, ishte punonjëse pranë sektorit përkatës të e-Albania, në nivelin Specialiste.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, dënon çdo akt të kundra ligjshëm dhe siguron se do të jetë gjithmonë mbështetës në proceset e institucioneve që veprojnë në mbrojtje të ligjit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY