Paraja e zezë që qarkullon jashtë kontrollit të bankave dhe tatimeve në vend ka ulur përtokë vlerën e euros në tregun valutor shqiptar.
Rënia nuk është ndalur edhe pas blerjeve që ka bërë Banka Qendrore.
Euro ka pësuar këtë të mërkurë rënien më të madhe në historinë e kursit të këmbimit me Lekun duke rënë poshtë nivelit të 113 Lekëve.
Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, 1 Euro është këmbyer sot për 112.83 Lek.
Është ulur kontrolli mbi paranë në banka dhe institucione për të lënë të lirë vërshimin e financimeve të paligjshme të kullave në Giranë e tashme të blerjeve në portin hipotetik të Durrësit.
Në kursin e këmbimit rënie kanë pësuar po ashtu edhe dollari amerikan, paundi britanik dhe franga zviceriane. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/