Tensionet në veri të Kosovës, reagon më në fund Tirana zyrtare

Tensionet në veri të Kosovës, reagon më në fund Tirana zyrtare

38
0
Shares

Tirana zyrtare ka reaguar pas shumë ditësh tensione në veri të Kosovës përmes Ministres për Punët e Jashtme, Olta Xhaçka e cila thotë se Beogradi është justifikuesi i barrikadave ndërkohë që ai është edhe urdhëruesi.

Ajo shkruan në twitter se barrikadat janë ngritur në veri në Kosovës prej një grupi kriminelësh famëkeq duke bërë që të krijohen skenat e ditëve të errëta të viteve 1990.

Ministrja Xhaçka sjell në vëmendje se një Vit i Ri po afron teksa jep mesazhin se nuk është koha për të bërë kërcënime ushtarake apo sulme të papranushme kundër Policisë së Kosovës, EULEX-it apo KFOR-it, por për dialog dhe bashkëpunim.

“Po ndjekim me keqardhje minutë pas minute shfaqjen e një krize të tejzgjatur në mënyrë artificiale në veri të Kosovës dhe jemi thellësisht të shqetësuar nga përshkallëzimi i tensioneve.

Barrikadat që janë ngritur në veri, jo prej ndonjë vale zemërimi popullor, por nga një grup kriminelësh famëkeq, nuk po pengojnë thjesht vijimin normal të jetës. Ato janë po ashtu skena që të kujtojnë ditët e errëta të viteve 1990 të cilat rajoni ynë i ka lënë pas njëherë e mirë bashkë me ish Jugosllavinë që shkoi e vate.

Për pak vjen viti 2023! Kjo nuk është koha për të bërë kërcënime ushtarake apo për sulme të papranueshme kundër Policisë së Kosovës, KFOR dhe Policisë së EULEX. Kjo është koha për dialog dhe bashkëpunim. Kjo përballje e rrezikshme duhet të marrë fund dhe autorët duhet të nxirren përpara drejtësisë.

Ne jemi me Kosovën në këtë situatë të vështirë dhe i bëjmë thirrje autoriteteve serbe të mos i justifikojnë as barrikatat e as grupet kriminale që refuzojnë t’i largojnë ato. Të luash me zjarrin  është një ide shumë e keqe për të ardhmen e të gjithë fëmijëve tanë”, shkruan ministrja Xhaçka. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY