Ditën e mërkurë vendi do të vijojë të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme, bën të ditur shërbimi metereologjik ushtarak (SHMU).
Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura si dhe mjegull e mjegullinë në lugina.
Reshjet e shiut do të bëhen të pranishme të herëpashereshme me intensitet të ulët në pjesën veriore, bregdetare dhe lokalisht në qendër.
Era do të fryjë me drejtim juglindje dhe jugperëndim e lehtë e mesatare duke u shoqëruar me valëzim të ulët në bregdet.
Temperaturat parashikohen: në zona malore -3 deri 12°C
në zona e ulëta 1 deri 17°C
në zona bregdetare 5 deri 17°C
Ju urojmë një mbrëmje të qetë!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/