U kompensua dy herë për të njëjtën pronë, zyrtarë të lartë të...

U kompensua dy herë për të njëjtën pronë, zyrtarë të lartë të Financave në hetim

70
0
Shares

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave së bashku me dy drejtorë të këtij institucioni ka dyshime se kanë shpërdoruar detyrën sipas një hetimit të hapur ndaj shtetasit Ilir Thana, i cili u kompensua për privatizimin e një ndërmarrjeje shtetërore pavarësisht se ishte paguar dhe herë tjetër.

Prokuroria e Tiranës po heton disa funksionarë pranë Ministrisë së Financave për këtë çështje që përfshin një dëm disa milionë lekë, raporton gazetarja e top channel, Anila Hoxha.

Shuma prej 480 milionë lekë që iu kalua shtetasit Thana nga hetimet e deri tanishme të prokurorit Ndini Tavani  vlerësohet si një vjedhje në  Buxhetin e Shtetit. I dyshuari Thana dyshohet se u ndihmua për mashtrimin nga zyrtarë por edhe përmbarues edhe ata nën hetim. burimet zyrtare i thanë Top Channel se shkresa që vë në pozitë të vështirë sekretarin e përgjithshëm të financave Arlind Gjokutaj mban datën 14 shtator 2022

Sekretari i Përgjithshëm u vu në dijeni për këtë pagesë përmes një memoje.

Dokumentet e tjera të administruara nga hetimet e deritanishme tregojnë se në qershor 2022  funksonarë të tjerë si drejtorë të buxhetit dhe të ankesave gjyqësore u paralajmëruan nga një specialiste e thjeshtë që ju tregoi statusin e objektit një magazinë  për të cilën kanë vazhduar të dalin miliona nga buxheti i shtetit. godina sipas prokurorisë ju shit  të arrestuarit Thana përmbi 1 milionë lekë nga drejtoria e shërbimit qeveritar në prill 1992 e së bashku me të edhe një truall.

Por tre vjet më vonë, komisioni i kthimit e kompesimit të pronave ia ktheu ndërtesën ish-pronarëve,  një vendim i cili u mbështet edhe nga gjykata që urdhëroi kthimin e parave që blerësi kishte harxhuar në atë kohë,  të konvertuara me indeksin e rritjes së çmimeve. Në vendimin që TCH disponon  për masën e sigurisë ndaj të dyshuarit tregohet se si Instat dhe Ministria e Financave komunikuan ndër vite për  koficientin e  rivlerësimit të lekut.

Edhe pse qytetari u pagua në 2015 nga Ministria e Financave, në 2022 pavarësisht kësaj, së bashku me një zyrë përmbarimore nën hetim u krye rivlerësimi  duke i vendosur çmimin prej  145 milionë lekë të reja që shteti duhet t’ia paguante sërish. Burimet thonë se e njëjta ministri i kaloi sërish 480 milionë lekë Thanës dhe të të motrës duke i sjellë shtetit një dëm të konsiderueshëm. top channel

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY