Një tjetër protestë u zhvillua sot para ambasadës serbe në Tiranë nga qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile.
Me thirrjet ‘Kosovë-Shqipëri ne jemi 1’, me flamuj kombëtar dhe parulla në mbështetje të Kosovës në duar, protestuesit janë mbledhur para ambasadës së Serbisë.
Protesta është organizuar nga Këshilli Organizativ i Kuvendit Kombëtar Shqiptar dhe Unioni Shqiptar i Shoqërisë Civile.
Kjo protestë vjen në një kohë që tensionet në veri të Kosovës janë shtuar, teksa prej më shumë se 2 javësh serbët kanë ngritur barrikada në këtë zonë duke penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/