SHKELZEN BERISHA/Nje sqarim i shkurter per Carlo Bolinon

SHKELZEN BERISHA/Nje sqarim i shkurter per Carlo Bolinon

62
0
Shares

Zoti Bolino ndonese nuk e kuptoj reagimi tuaj per padine time ndaj Shqiptarja.com, pasi ju nuk figuroni askund as si kryeredaktor, as si drejtor dhe as si pronar i kesaj gazete/portali po perpiqem t’ju kthej nje pergjigje te shkurter sqaruese per shqetesimin tuaj ndaj “kolegeve”

Në datë 18 shkurt 2017, në gazetën e përditshme Shqiptarja.com (si dhe në portalin përkatës online), në faqen 4 është botuar shkrimi “S’pagoi taksa për katër vite, Shkëlzen Berisha drejt procedimit penal. Djali i Sali Berishës me qindra mijëra euro, nuk pagoi asnjë taksë, mbylli biznesin kur babai iku nga pushteti”.

Permes nje korrespondence ligjore i kam kerkuar gazetes/portalit ne fjale te me vinte ne dispozicion dokumentin qe pretendon se ka marre nga i ngjashmi juaj Taulant Balla, e ku ka bazuar shpifjet sipas te cilave une nuk kam paguar asnje takse per vite me radhe pavaresisht te ardhurave.

Fotografia e Shkelzen Berisha

Kerkesen ndaj jush e kam drejtuar me prezumimin se ju dhe koleget tuaj nuk jeni burimi i shpifjes dhe me deshiren per te vazhduar procesin ligjor jo ndaj gazetareve, por ndaj burimit te dokumentit ne fjale. Ne kerkesen time per te administruar kete shkrese ju kam paralajmeruar se nese nuk dorezoni dokumentin do detyrohem t’ju konsideroj si burim i shpifjes.

Per t’ju bindur per sa me lart po ju njoftoj se te njejten kerkese e kam depozituar edhe ndaj Komisionit te drejtuar nga i denuari per shpifje por nuk kam marre asnje pergjigje.

Ju dhe koleget tuaj njelloj si Balla, zgjodhet te injoroni kerkesen time, por nuk do te mund te injoroni detyrimin ligjor per ta sjelle kete dokument para gjykates. Nese ju sillni nje shkrese zyrtare nga tatimet ku thuhet se une nuk kam paguar taksat, atehere edhe pse serisht e pavertete une do ta terhiqja padine ndaj kolegeve tuaj dhe do ta drejtoja ate ndaj Drejtorise se Tatimeve.

Ne te kundert nese ju nuk dispononi asnje dokument te tille, njeriu qe abuzon, shkel, neperkemb dhe ekspozon ndaj ligjit gazetaret jo si koleg por si “kumbar” jeni ju dhe jo une.

Ne nje rast te tille ju sugjeroj te vini vete para gjykates dhe te merrni pergjegjesine qe ju takon per nje shpifje qe nuk e kane fabrikuar gazetaret por interesat tuaja.

Fotografia e Shkelzen Berisha

Nese nuk keni genjyer dhe shpifur, nuk keni asnje aresye te shqetesoheni per kete proces sepse nuk do ju duhet te beni asgje me shume se sa te provoni fjalet tuaja per aq vlere e peshe sa ato kane.

Se fundmi ne morine e shpifjeve qe keni hedhur ndaj meje nder vite ( e per te cilat nuk ju kam paditur kurre per aq kohe sa PD ka qene ne pushtet) gjeja qe me habit me shume eshte se i justifikoni ato me aktivitetin politik te babait tim si dhe me “shpifje” te supozuara qe ai ka “hedhur” ndaj te tjereve.

Me vjen keq por nese kjo ju duket aresye apo justifikim atehere mentaliteti juaj me shume se me te gazetarit ngjason me te mafiozit dhe ne nje rast te tille sigurisht qe keni aresye te shqetesoheni per cdo proces ligjor.

P.S

Bashkangjitu gjeni dy shkresat qe i jane drejtuar komisionit dhe “kolegut” tuaj z Kondi ku i kerkohet venia ne dispozicion e dokumentit mbi te cilin eshte bazuar shpifja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY