Janë ndarë sonte në mbrëmje Çmimet Kombëtare të Letërsisë, për veprat më të mira të vitit 2021.
Juria e ngritur nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, ka vlerësuar prurjet në disa zhanre duke shpallur fitues Agron Tufën për romanin, Visar Zhitin për poezinë, Saverina Pashon për përkthimin, Anila Kadijën për letërsinë për fëmijë e Durim Taçin për tregimin, Dhurata Shehrin e Persida Asllanin për studimin.
Juria që ka gjykuar veprat e këtij viti, kryesohet nga akademikja dhe studiuesja e njohur e letërsisë, profesoreshë Floresha Dado, me anëtarë Elsa Skënderi-Rakipllari, zëvendësdekane e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë,
Esmeralda Kromidha-
Dekane e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, poeti e akademiku Kujtim Shala dhe shkrimtari Virion Graçi. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/