“SKAP-i i partisë përjashtoi nga akuzat kryetarin e Bashkisë së Fierit”

“SKAP-i i partisë përjashtoi nga akuzat kryetarin e Bashkisë së Fierit”

44
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot se SKAP-i i partisë përjashtoi nga akuzat kryetarin e Bashkisë së Fierit ndërsa shtoi se inceneratorët i ndajnë paratë edhe me SPAK.

Argumentat:

Çështja e dytë që unë dua të sjell në vëmendjen e publikut është raporti SKAP-djegës.
Sot ka prova, ka të dhëna, që implikojnë direkt SKAP-in e partisë si institucion që ushqehet në grazhdin e djegësave të qeverisë.

Nuk ka gjë më absurde, më të njëanshme, më komprometuese, se kryetarin e Bashkisë së Fierit, përgjegjës direkt për të gjithë akuzat që janë bërë për inceneratorin e Fierit, e përjashtojnë nga akuzat, dhe marrin nën akuza vartësit e tij.

Kjo dëshmon se SKAP-i i partisë po zhgërryhet në grazhdin e qindra milionëve të inceneratorëve.

Mungesa e konfiskimit/ Berisha: Paratë e djegësave e kanë djegur mirë edhe SKAP-in e partisë

Për këtë flet akti absurd, qëndrimi kriminal i moskonfiskimit dhe bllokimit të sipërmarrjes më të korruptuar në historinë e vendit, që është sipërmarrja e djegësve.

SKAP nuk guxon, se mesa duket ndan paratë me qeveritarët e kësaj sipërmarrje.
Nuk ndodh në asnjë vend që për një sipërmarrje të arrestohen dhjetëra zyrtarë, dhe sipërmarrja të marrë çdo javë 1 milionë euro.

Kjo do të thotë se paratë e djegësave e kanë djegur mirë edhe SKAP-in e partisë.
Italiani që merr 300 mijë euro në ditë a javë, nuk është asgjë tjetër veçse një maskë e Ramës, Agaçit dhe Veliajt.

Berisha: Klodian Zoto ka qenë menaxher i Hermesit të Ahmetajt

SKAP është i implikuar direkt në këtë aferë dhe kjo provohet nga qëndrimi që është mbajtur me faturat e fshehura të njërit prej bosëve më qendror të aferës. Faturat e Arben Ahmetajt.

I cili, thotë se nuk e njoh Klodian Zoton, pavarësisht se ishte në makinë me të, kur u përmbys, por pretendon se kjo ia humbi memorien dhe nuk i vjen në memorie Klodian Zoto.
Klodian Zoton e ka pasur menaxher të Hermesit, kompanisë me të cilën ai ka vjedhur 13 miliardë impulse nga Albtelekomi, një shumë prej 13 milionë eurosh.

Ky ka qenë menaxheri Klodian Zoto, të cilin trauma ia ka fshirë nga memoria.
Nëse ka një binom të pandarë, absolut në aferën e SKAP-it, është binomi Rama-Agaçi, Ahmetaj-Zoto.
I siguroj qytetarët se kjo çështje do jetë çështje madhore e revolucionit demokratik dhe drejtësisë pas triumfit të PD. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY