I biri kryeministrit shëtit me syze 70 mijë euroshe, 17-vjeçari humbet jetën...

I biri kryeministrit shëtit me syze 70 mijë euroshe, 17-vjeçari humbet jetën te landfilli Tiranës

110
0
Shares

Në ditën ndërkombëtare të Rinisë, kreu i FRPD Belind Këlliçi denoncon kontrastin e thellë në Shqipëri si dhe mungesën e politikave të qeverisë për rininë.
Sipas Këlliçit, djali i kryeministrit shëtit me syze 70 mijë eurosh, ndërsa në bandillin e Sharrës një 17-vjeçar humbet jetën, në përpjekje për të siguruar disa të holla për të blerë librat e shkollës.
Përballë zgjedhjes së vetme aktuale, braktisjes së vendit nga ët rinjtë në veçanti dhe nga shqiptarët në përgjithësi, kreu i FRPD bën të ditur se PD ka një platformë dhe projekte konkrete për rininë shqiptare.

Deklarata e plotë e kreut ët FRPD-së, Belind Këlliçi


belind kellici, 19 dhjetor“Te dashur miq, 16 vjet me pare, me 12 gusht 2000, Kombet e Bashkuara (United Nations) vendosen kete date si Diten Nderkombetare te Rinise. Kjo dite sherben si nje shans per qeverite e mbare botes per te terhequr vemendjen drejt ceshtjeve dhe politikave rinore. Slogani per vitin 2016 eshte: ‘Rruga drejt vitit 2030: Eleminimi i varferise dhe arritja e konsumit dhe prodhimit te qendrueshem’.
Miqte e mi, sot qeveria e vendit tone, si qeverite e mbare botes, duhej te diskutonte me te rinjte per politika punesimi, rritjen e kuotave per studentet qe duan te ndjekin universitetin, uljen e tarifave per arsimin e larte, gjallerimin e jetes artistiko kulturore ne vend, e shume ceshtje te tjera qe shqetesojne rinine.
Por ky eshte nje luks i tepert per qeverine e palmave dhe jaguareve, per qeverine ku i biri i Kryeministrit shetit me syze dielli 70.000 euro nderkohe qe rreth 40% e te rinjve enden rrugeve te papune e te pashprese e ku nje djale 17 vjecar vdiq vetem para pak ditesh ne landfillin e Sharres, duke punuar mes plehrave per te mundesuar blerjen e librave shkollore.
Eshte e tepert sot te flasesh per eleminimin e varferise mes te rinjve ne nje vend ku qeveria premtoi hapjen e 300.000 vendeve te reja te punes, e nderkohe mbi 100.000 shqiptare, shumica te rinj deri ne moshen 35 vjec te afte per pune, lane Shqiperine vetem vitin e kaluar. Mbi 200.000 qytetare te tjere aplikuan per Lotarine Amerikane pikerisht sepse kjo qeveri ka vrare shpresen dhe te ardhmen e vendit tone, te ardhmen e rinise.
Por si nje force politike serioze dhe alternative konkrete per daljen nga kriza ku eshte zhytur vendi, PD me ne krye z. Lulzim Basha ka bere nje sere premtimesh konkrete per te rinjte e vendit.
Platforma e PD per daljen nga kriza e thelle ekonomike ku na ka zhytur Rama eshte: takse e sheshte 9%, TVSH 15%, mbeshtetje nga buxheti per sipermarrje te medha qe punesojne te rinjte dhe investime publike qe hapin vende te reja pune.
Persa i perket arsimit, PD do i jape mundesine cdo te riu te arsimohet duke ulur tarifat e edukimit permes bashkefinancimit direkt per cdo student nga buxheti i shtetit. Masa e bashkefinancimit do te percaktohet nga dega dhe cilesia e universitetit e pikerisht kjo do te rrise konkurencen mes universiteteve per cilesi si dhe do te orientoje te rinjte te studiojne ne baze te nevojave te tregut.
Per ta mbyllur me premtimet dhe perkrahjen qe PD do ti ofroje te rinjve, nuk duhet te harrojme se ne zgjedhjet e ardhshme, plot 35% e kandidateve zyrtare per deputete te PD, do te jene te rinj nga rradhet e FRPD. Perzgjedhja e tyre do te behet permes nje formati Amerikan te perballjes me debate dhe platforma konkrete per rinine.
‪#‎Rinia do te jete me mire pa Edi Ramen”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY