Berisha: Me ligjin e ri për Arsimin e Lartë, Rama do t’i...

Berisha: Me ligjin e ri për Arsimin e Lartë, Rama do t’i japë goditjen përfundimtare universiteteve

43
0
Shares

Me ligjin e ri për Arsimin e Lartë, Rama do t’i japë goditjen përfundimtare universiteteve, deklaroi sot kreu i PD, Sali Berisha.

Argumenti:

Cakton kuotë, notë nën të cilën nuk mund të futesh në universitet. Me këtë ti krijon kushte që të rinjtë të ikin nga Shqipëria. Ç’punë ke ti me notën. Lejua universiteteve, njihua atyre të drejtën që të caktojnë se kë do të pranojnë. Tani do ti japë goditjen përfundimtare.

Ky ligj që pretendon se është i modelit anglez, absolutisht është në të kundërt. Edhe sikur të jetë origjinal ligji i modelit anglez, që e kam studiuar shumë herë dhe kishim edhe një ekspert të Bankës Botërore për arsimin, ai nuk përshtatej me ne.

Nuk mund të krahasosh ti Shqipërinë, një nga vendet më të varfra në botë, me një nga vendet më të pasura të planetit. Nëse ti do të ndjekësh rrugën e tyre, nuk mund të krahasosh ti, sistemin tënd bankar, me atë të Britanisë së Madhe, që studentëve britanikë u siguron kredi.

Këtu nuk funksionojnë, nuk ekzistojnë asnjë nga kushtet që studentët të marrin kredi nga bankat. Pra është një gënjeshtër, premtim në letër. Për të marrë kredi duhet që të plotësosh disa kushte.

Kjo shoqëruar me shpopullimin e përgjithshëm, ka çuar në rrudhje, mbyllje degës, programesh, defakto në falimentime të qëllimshme. Duke krijuar tre llojet e universiteteve, Edi Rama kërkon të lajë duart, ti japë goditjen fatale, përfundimtare arsimit të lartë. Tani thotë le të vijnë studentë nga jashtë, nesër do të thotë, të shkojnë ku të duan.

Berisha: Pedagogët e universiteteve dhe asistentët e tyre, ndër më të keqpaguarit

Pedagogët e universiteteve, asistentët e tyre mbetën ndër më të keqpaguarit.
Rrogat qesharake për pedagogun, intelektualin.

3 ditë më parë kisha një takim me mjekët, çfarë tregoi njëri prej tyre. Unë tha operoj të sëmurën me patologji të mitrës, operacion që mund të jetë dhe madhor. Paguhej 25 mijë lekë të vjetra. Kompleti që ishte sterilizuar për operacionin, kompania merrte 820 mijë lekë. Nëse mua nuk më mjaftonte ky kompleks, e do të hapja një tjetër, shkonte në 1.2 milionë. Kjo tregon se çfarë mund të bëjë babëzia në këtë vend. Dhe kjo është kudo.

Po kush e ka sterilizimin thoni ju, e ka Edi Rama. A keni parë të gjithë ju kur kalonte nga ekrani në ekran me një pincë të thyer, që nuk ekziston askund, përveç se në koshin me plehra, por për të justifikuar koncesionin e tij të sterilizimit dhe mashtronte shqiptarët, ja me çfarë operonin. Kush mund të bëjë një gjë të tillë tjetër.

I jam shumë mirënjohës mjekut që e tha haptas, kurse ju skeni fare, as fond për kërkime shkencore. Për të bërë një kërkim duhet të firmoset nga ministri. Këta punojnë për të krijuar kushte që ju të largoheni nga Shqipëria, mjekët të largohen nga Shqipëria. r.k

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY