“PD, 5% të GDP-së për arsimin, dhe 4 fishim të buxhetit për...

“PD, 5% të GDP-së për arsimin, dhe 4 fishim të buxhetit për kërkimin shkencor“

38
0
Shares

PD do të konsolidojë arsimin e lartë. 5% të GDP-së për arsimin, dhe 4 fishim të buxhetit për kërkimin shkencor, tha sot gjatë një takimi me pedahohë, kreu i PD, Sali Berisha.

Deklarata:

A mund të lejojmë ne një katastrofë të tillë më sistemin arsimor të lartë të vendit. Unë jam i bindur që nuk do ta lejojmë. Një përpjekje sindikata e pavarur e bëri. Një përpjekje e dytë më e madhe nga universitetet është jetike për arsimin e lartë në Shqipëri.

Ju garantoj se PD-ja do ta ketë në qendër të programit të saj, konsolidimin e arsimit të lartë, të kërkimit shkencor. Buxhetin jo më pak se 5% të GDP-së për arsimin. Së paku 4-fishimin e buxhetit për kërkimin shkencor dhe natyrisht mbështetje e fuqishme për studentët.

Aktivizim i programit ‘Brain gain’, por duke bërë gjithçka që truri që ka mbetur këtu, të mos na rrjedhë, por të qëndrojë këtu. Të konsilodojmë arsimin, universitetet si qendra të fuqishme zhvillimore të vendit.
Universitetet kanë qenë dhe janë promotor thelbësor të zhvillimit të një rajoni, vendi apo me radhë. Tani thotë të krijojmë universitetin e madh, ti bashkojmë. Anti tendencë. Po pse kërkohet të bashkohet, kërkohet sepse u është vënë syri atyre pasurive publike që kanë dhe kërkon ti rrëmbejë. Kërkon ti japë me koncesion universitetet, ti dorëzojë në duart e mafias, që të vijnë bosët e mafias dhe të marrin universitetin me qëllimin e vetëm për të shfrytëzuar facilitetet që ato kanë.

ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY