Ende pa kompromis praktik për nisjen e procesit në Hagë për kufirin...

Ende pa kompromis praktik për nisjen e procesit në Hagë për kufirin detar

55
0
Shares

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka në një deklaratë të përbashkët për mediat me homologun grek Nikos Dendias i cili ndodhet sot në Tiranë, është shprehur se Greqia është fqinj i çmuar dhe partner i besueshëm në rrugën  e Shqipërisë drejt  integrimit evropian.

Xhaçka tha se me Dendias kanë vullnet për kompromis për të referuar çështjen e detit te Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

”Intensifikimi i kontakteve, shprehje e vullnetit për të forcuar bashkëpunimin dhe thelluar më tej marrëdhëniet. Të një mendjeje se marrëdhëniet shqiptaro-greke duhet të vazhdojnë të zhvillohen në frymën e fqinjësisë së mirë. Kemi mirëkuptim për të kërkuar zgjidhje për çështje të vështira, si shfuqizimi i Ligjit të Luftës apo çështje të karkakterit kufitar. Kufizimi i zonave detare, vullnet për kompromis për ta referuar çështjen tek GjND”- tha ajo.

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias u shpreh se duhet kompromis që çështja e detit të shkojë Gjykatën e Hagës.

“Diskutuam gjithashtu në nivel politik për marrëveshjen që ne kemi për një çështje shumë të rëndësishme, marrëveshjen në parim para dy vitesh që të kalojmë në një kompromis në mënyrë që të dërgojmë çështjen në Gjykatën e Hagës për kufirin.  Zgjidhja e kësaj çështje dhe zgjidhja e ligjit të luftës dhe dy marrëveshjet e tjera për shmangien e episodeve në kufi dhe mirëmbajta e piramidave kufitare janë ato që do të dërgojnë një mesazh në komunitetin ndërkombëtar”, tha Dendias.

Ndërsa ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka theksoi se ka vullnet për kompromis për  referimin e kësaj çështjeje në Hagë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY