Nis ndërtimi i Teatrit të ri Kombëtar në thyerje të vendimit të...

Nis ndërtimi i Teatrit të ri Kombëtar në thyerje të vendimit të Kushtetutës

77
0
Shares

Nisi sot puna për hapjen e themeleve të Teatrit të ri Kombëtar, me vendosjen në mënyrë simbolike të gurit të parë të themelit për një tjetër vepër arkitektonike mbresëlënëse të Tiranës së shekullit XXI, projekt-ide konceptuar nga arkitekti i famshëm danez Bjarke Ingels.

Teatrit të Ri, do t’u shërbejë me kushtet më optimale aktorëve e spektatorëve, po edhe do të hyjë me dinjitet në radhën e objekteve më të mira të të njëjtit lloj në Europë, tha ndër të tjera Kryeministri Rama ndërkojë që një numër protestuesish kishin rrethuar zonën e ndëerimit.

Ndërtesa e re do të ketë formën e një Fjongo që ndan qartazi 3 hapësirat apo zonat funksionale të një teatri: Front of House, apo zona ku ndërveprojnë vizitorët me të gjithë hapësirat e nevojshme si holli, foyer, black box; Back of House, zona e përshtatur për ambientet administrative, teknike, dhe hapësirat e nevojshme për aktorët dhe qendra apo lidhja e te dyjave me sallën kryesore të teatrit; Salla Kryesore në Qendër. Për shkak të formës së objektit krijohen 4 hapësira kryesore performimi me 1,514 ulëse.

Kryeministri Rama ishte sot i pranishëm në këtë ngjarje, sëbashku me Ministren e Kulturës Elva Margariti, Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ku mes të tjerash u prezantua në detaje projekti i Teatrit nga arkitekti danez Bjarke Ingels.

Çështja e teatrit është në Kushtetuese e cila ka anuluar kalimin e pronësisë në Bashki. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY