Albina Deda “kërcënon” jetën e Ilir Metës, Tahirsat e Lezhës parandalojnë “krimin”

Albina Deda “kërcënon” jetën e Ilir Metës, Tahirsat e Lezhës parandalojnë “krimin”

240
0
Shares

Deputetja demokrate Albina Deda ka qenë sot objekt i “bllokimit” nga policia, pse ajo, me automjetin dhe familjen e saj, po udhëtonte pas eskortës së kreut të Kuvendit Ilir Meta.
Me gjithë se, për një distancë të konsiderueshme rruge, ajo  nuk është shqetësuar nga polica, vetëm te kryqëzimi i Shëngjinit policia është kujtuar dhe pas një urdhri, ka ndaluar makinën dhe familjen e deputetes.
Deputetja, nëpërmjet një postimi në “Facebook” e lidh këtë me sjellje të zellshme të Tahirsave (policëve) të Lezhës, pas disa denoncimeve që ajo ka bërë për parcelat me hashash në Qarkun e Lezhës…

Postimi i potë i deputetes Albina Deda

Presion nga shefat e Tahirit… kur sot une levizja me familjen time!

Sot po levizja pergjate rruges Rreshen – Shengjin bashke me familjen, dhe ne kryqezimin e Tale-Zejmen
perpara kishim nje benz dhe para saj dy makina policie dhe nje makine qe shoqerojej prej tyre me targa 710 JU.
Postblloku i policise nuk na ndaloj. Ecem dhe kaluam disa postblloqe policie dhe asnje shenje ndalese.
Ne kryqezimin per Shengjin na ndalon policia.
Hap krahun, kam urdher.
U prezantuam por perseri Tahirsat e Lezhes na mbajten ne kryqezim pa asnje te drejte pasi qarkullimi i makinave vazhdonte.
Kam urdher thoshte.
Me jep shefin ne telefon dhe thote nuk mund te ecesh pas eskortes.
I thashe 5 postbloqe i kalova dhe askush nuk me ndaloi.
Tani si duket e moren informacionin se i ndiqte ‘nje deputete me familjen’ rrezik i madh per eskorten e Rilindjes.
Sic duket ju kam prish terezine edhe duke kaluar me familjen time ne rruge si gjithe qytetaret,
Ose ju kam shkel ne kallo shefave te Tahirit qe menaxhojne parcelat e hashashit ne Qarkun e Lezhes.
Disponoj videon e nje pjese te qendrimit te bllokuar nga policia.


makiant, edi rama ilir metaMajtas, automjeti kryeministrit Edi Rama, djathtas automjeti kryeparlamentarit Ilir Meta

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY