Një ‘e-Albania’ pirate, arrestohen 3 persona. Falsifikoinin edhe dokumentat e pronësisë

Një ‘e-Albania’ pirate, arrestohen 3 persona. Falsifikoinin edhe dokumentat e pronësisë

83
0
Shares

Falsifikonin dokumente, letërnjoftime e pasaporta, Prokuroria Tiranë arreston 3 shtetas, sekuestrohen kartmonedha të falsifikuara.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka filluar proçedimin penal për veprat penaleFalsifikimi i dokumenteve”,Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave”, “Prodhimi i mjeteve për falsifikim” dhe “Pastrimi produkteve të veprës penale, parashikuar nganenet 186, 189, 192  e 287 K.Penal

Objekt i hetimit rezulton të jetë një grup falsifikatorësh tëcilët kryenin detyra të veçanta sipas roleve përkatëse për falsifikimin e çdo lloj dokumenti.

Hetimi është ndjekur me metoda proaktive si përgjime, vëzhgime dhe blerje të simuluar duke lidhur marrëveshje bashkëpunimi me bashkëpunëtorë lidhur me kryerjen e blerjeve të simuluara si dhe përgjimin e personave të dyshuar.

Në vijim të hetimeve pas dokumentimit të plotë tëveprimtarisë kriminale, u kërkua nga ana e Prokurorisëcaktimi i masës së sigurisë “arest në burg“ për shtetasit:

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Falsifikimi” u arrestuan Gezim Xhafa, Artur Bramo, Shpetim Bega.

Si dhe u kërkua lejimi i kontrollit të disa ambienteve. Ukryen kontrollet në 5 ambiente ku u sekuestruan celularë, usb, laptopë, certifikata pronësie, dokumente dhe kartmonedha të falsifikuara etj.

Hetimet janë në vijim për të identifikuar dhe vënë para përgjegjësisë gjithë përfituesit e këtyre dokumenteve tëfalksifikuara pasi dyshohet se këto dokumente janëpërdorur për të përfituar pasuri, për ti shpëtuar kërkimit apo për ushtrimin e veprimtarive të ndryshme kriminale.  r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY