Nga ‘non-grata’ te PD dhe tensionet në Kosovë, Berisha për EURACTIV: Gjatë...

Nga ‘non-grata’ te PD dhe tensionet në Kosovë, Berisha për EURACTIV: Gjatë gjithë jetës sime, kam luftuar kriminalitetit

48
0
Shares

Alice Taylor/ Euractiv

Pavarësisht mungesës së pushtetit, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk po I var në gozhdë këpucët e poltikës. Ai i qëndron vendimit të tij për të sfiduar Departamentin e Shtetit për sanksionet e vendosura ndaj tij, nën akuzën e korrupsionit.
Në një intervistë për EURACTIV, Berisha rithekson se shpallja e tij ‘non-grata’ nga SHBA-të përbëhet nga akuza të paprovuara, të organizuara nga miliarderi George Soros dhe lobistët e qeverisë Rama.
“Më duhet t’ju them se është një monument i turpshëm korrupsioni, sanksioni i vendosur ndaj meje nga Departamenti i Shtetit. Që në ditën e parë i thashë Departamentit të Shtetit që me provat, dokumentet, provat e para, nëse i bëjnë publike do t’i them lamtumirë politikës, nuk do të qëndroj asnjë ditë”, tha Berisha.

Ai deklaroi se që nga maji 1991, agjencitë amerikane nuk kanë gjetur kurrë prova kundër tij.
Berisha pohoi se raportet për lidhjet e tij me bandat e krimit të organizuar janë të pavërteta dhe se ai është i vetmi politikan që i ka denoncuar publikisht ato me emër.
“Nëse kam bërë një gjë gjatë gjithë jetës sime, ajo ishte lufta kundër kriminalitetit. Kur u bëra kryeministër, Shqipëria ishte e dominuar nga tirania. Dhe ia dola, Shqipëria u bë anëtare e NATO-s. Nënshkrimi i MSA-së (marrëveshja e stabilizim-asociimit me BE-në) ose liberalizimi i vizave, ishte për shkak të një lufte të fortë kundër krimit të organizuar. Kur dola nga zyra, vazhdova betejën time.”
Në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit, Berisha shprehet se PD po punon fort për të zgjeruar lidhjet jashtë kufijve të Shqipërisë.

“Ne po përpiqemi të zgjerojmë lidhjet tona jo vetëm me njerëz të mirëarsimuar në Shqipëri, por edhe me njerëz në Britaninë e Madhe, Gjermani, SHBA, Francë dhe kudo. Është një potencial i madh”, tha Berisha.
Për të ‘brain gain’ (kthimi në Shqipëri i të arsimuarve të larguar) është një nga projektet kyçe të PD-së.
Në temën e tensioneve të ndezura mes Serbisë dhe Kosovës, Berisha e ka të qartë se dialogu është e vetmja rrugë, por Beogradi dhe presidenti i tij Aleksandër Vuçiç duhet të frenohen. Kreu i PD-së e cilësoi Vuçiçin një “Putin të vogël” në Ballkan që nxit tensione.

“Ata fajësojnë më së shumti Kosovën, por nuk po e zgjidhin problemin e trupave (serbe) të grumbulluara rreth kufirit. Unë nuk mendoj se ai do të bëjë aventurën për të ndërhyrë pasi është një territor i NATO-s, NATO do ta mbrojë atë, por ai e ka bërë të gjithë këtë i mbështetur nga Putini. Ai po sillet si një Putin i vogël në Ballkan. Me një grup banditësh në veri të Kosovës, ai shqetësoi të gjithë Evropën për shkak të interesit të tij për influencat e Rusisë. Më besoni, Serbia është thelbësore për agresionin rus”, u shpreh Berisha për EURACTIV.

Sa i përket faktit nëse ai do t’i qasej situatës ndryshe nga kryeministri aktual i qendrës së majtë Edi Rama, Berisha shprehet “Shqipëria ka një rregull bazë që të mos ndërhyjë kurrë në proces edhe kur kjo ndodh, zyrtarë shumë të lartë ndërkombëtarë më kërkuan të ndihmoj. Unë u thashë atyre jo, mund të ndihmoja më shumë po të mos ndërhyja dhe u dëshmua se ishte e drejtë”.
Në jetën e tij politike, Berisha veçon si ‘keqardhja’ më e madhe skemat piramidale të cilat çuan drejt falimentimit gati gjysmën e vendit. Kryedemokrati shprehet se asokohe u ngrit një Komision Parlamentar për të hetuar lidhjet e qeverisë së tij me skemat e ngritura.

“Skemat piramidale janë keqardhja e jetës sime. Për shkak se ata filluan në 1991, ata vazhduan, dhe ne humbëm totalisht rastin, si në aspektin jobankar ashtu dhe financiar, për t’i kontrolluar. Në një kuptim, ne dinim shumë pak për këto gjëra. Ndodhi ajo që ndodhi. Ishte përgjegjësi e imja dhe e partisë sime. Unë dhashë dorëheqjen si president.

Ne ngritëm një komision parlamentar për të hetuar lidhjet e qeverisë sime me skemën piramidale”, tha Berisha.
Në vitin 1997, Berisha nënshkroi një dekret kundër skemave në një përpjekje për të përmbushur thirrjet e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, të cilat kishin dhënë alarmin më shumë se një vit përpara se skemat të rrëzoheshin.
Kryedemorati pohon se hetimet vendore dhe ndërkombëtare dolën në përfundimin se nuk kishte lidhje midis qeverisë dhe skemave piramidale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY