“Betejë e ashpër ka shpërthyer mes klaneve mafioze të pushtetit”

“Betejë e ashpër ka shpërthyer mes klaneve mafioze të pushtetit”

39
0
Shares

Beteja nuk është më vetëm mes nesh dhe mafias shtetërore, por beteja e ashpër ka shpërthyer mes klaneve mafioze të pushtetit, tha sot në mbledhjen e këshillit kombëtar të PD, kreu i PD, Sali Berisha.

Argumentat:

Tani beteja nuk është më vetëm mes nesh dhe mafias shtetërore, por betejë e ashpër ka shpërthyer mes klaneve mafioze të pushtetit.
Të gjithë kësaj stuhie të pashembullt ndonjëherë në të cilën ne përdorëm si mburojë, instrument, mjet, lirinë dhe vetëm lirinë e anëtarëve tanë. Votën e lirë të tyre.
Kjo betejë u kurorëzua me primaret për qytetarët të parë të bashkive tona, nga anëtarësia dhe simpatizantët tanë. Sot të gjithë kandidatët tanë për primare vijnë produkt i votës së anëtarësisë dhe simpatizantëve tanë. Sot ata vijnë dhe paraqiten me një dinjitet të madh para qytetarëve shqiptarë.

Krahasoni rivalët e tyre se si dalin nga shpella e mafias. Nëse në Tiranë shkëlqeu një garë e hapur mes 7 kandidatëve, të vetëdeklaruar, propozuar, mbështetur nga ju, në krahun tjetër bëhet një betejë e koskave mafioze që pasqyrohet në tërë veprimtarinë e saj.

Berisha: Gara për kreun e SPAK, gara ishte mes klaneve mafioze në PS, mes Ramës dhe Veliajt

Çfarë ndodhi me zgjedhjen e kreut të skap. Në pamje të parë beteja ishte mes Edi Ramës dhe guverantores, që do hyjë në historinë politike të një vendi dhe çdo vendi. Një nga betejat më të turpshme. Një proces i cili duhet të kalonte në përputhje me ligjin e kushtetutën jashtë ndërhyrjeve, u shndërruar në një plasdarmë të paimagjinueshme.

Në shumicë menduan se guvernatorja Kim fitoi betejën. Në fakt, nuk është se nuk u përzije guvernatorja, por beteja ishte mes klaneve më mafioze të PS.

Ata numra dhe vota kishin pas tyre Edi Ramën në njërën anë, Erion Veliajn, Ulsi Manjan, etj., dhe jo më pak aktive Belinda me Ogertën që shohin çdo natën veten kandidate.

Ajo ç’ka shqiptarët panë ishte vetëm perdja, sepse pas perdes ishte beteja më e ashpër që u zhvillua mes klaneve mafioze të një pushteti, që nuk njeh ligj, kushtetues dhe moral. U ndala në këtë moment se është më recenti ky. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY