Bordi i tregtarëve të naftës mban sërish çmimin e lartë

Bordi i tregtarëve të naftës mban sërish çmimin e lartë

53
0
Shares

Bordi i transparencës që në fakt është bordi i tre prej grosistëve më të mëdhenj të naftës ka mbajtur sërish Lart çmimin e naftës.

Nafta do të tregtohet me pakicë me 199 lekë/litri, 3 lekë më pak sesa çmimi i mëparshëm, ndërsa me shumicë do të tregtohet me 187 lekë/litër.

Ndërsa, benzina do të tregtohet me pakicë me 177 lekë/litri, 1 lekë më pak sesa çmimi i mëparshëm, ndërsa me shumicë do të tregtohet me 165 lekë/litër.

Gazi do të vazhdojë të shitet me 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet. Ndërsa, çmimi i naftës për peshkim është vendosur 106 lekë për litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi ditën e sotme, në ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY