AUDIOPËRGJIMI/ “Nga 8 milionë, nga 10 e nga 15 të tërëve iu...

AUDIOPËRGJIMI/ “Nga 8 milionë, nga 10 e nga 15 të tërëve iu ka marrë lekë”

70
0
Shares

Një audiopërgjim i publikuar sot nga news 24 ngre dyshime të mëdha për afera të vazhdueshme korruptive nga IKMT në rastin e prishjeve të ndërtimeve pa leje në Sarandë.

News 24 publikoi një përgjim të bashkëshortëve Foti dhe Sofi Doda me inxhinierin urbanistik të bashkisë së Sarandës Ariel Balani, i cili gjatë bisedës përmend edhe  drejtoren e IKMT Dallëndyshe Bici, emri i së cilës përmendet si përfituese ryshfetesh, në këmbim të mos shembjes së ndërtimeve pa leje në bregdet.

Përgjimi:

Në bisedë e sipër Inxhinieri urbanistik i Sarandës tregon se si përmes inspektorëve të besuar të Dallëndyshe Bicit, është ngritur një rrjet korrupsioni në zyrat qendrore të IKMT ku kalojnë miliona lekë.

Sofie Doda: Po lëre naftë, Juli me atë që e mori, që janë gjirokastritë.

Foto Doda: Juli nuk është gjirokastrit.

Sofie Doda: Po çfarë është?

Foto Doda: Është nga ajo…

Ariel Balani: Juli gjitoni?

Foto Doda: Jo ore, ai i INUK-ut. Më duket se është vlonjat.

Ariel Balani: Nuk merret më Juli. Juli bëri ç’bëri mori lekë e iku. Ka vajtur në Durrës, ka bërë një hotel andej 9 kate dhe nuk trazohet më fare me. E di unë se kush është Juli, më mori lekë mua e jo më juve.

Sofie Doda: Po mirë, Julin e çoi shteti për të marrë një rrogë të ushqejë fëmijët dhe ai rropi dynjanë?

Ariel Balani: E çoi shteti të merrte lekë që të hanë edhe ata.

Burri: Dallëndyshe Bicin më duket se e kishte teze. (pra Juli që bën mashtrimin)

Ariel Balani: Dallëndyshe Bici, vetë Juli ishte Dallëndyshe Bici me pak fjalë. Ato lekë ndaheshin me Dallëndyshen, shkurt muhabeti.

Foto Doda: E kishte teze direkt.

Ariel Balani: E niste ajo, do të bësh kështu edhe po do mos jep lekët. Po të them që dhash për vete. Erdhi atje te shtëpia ime, mori lekët kur shtova dy kate, më erdhi atje më bllokoi. Unë jam atje edhe… Nuk është jeta kaq e drejtë sa duket, nuk është Shqipëria kaq e drejtë, po të ishte Shqipëria kaq e drejtë do kishim vajtur të tërë, të tërë do të ishim në rregull, s’do kishim më halle…

Sofie Doda: Kjo gjë na çoi në fund.

Ariel Balani: Të tërë njerëzit që mund të pyesësh e dinë mirë se Juli ka vajtur e iu ka marrë lekë të tërëve.

Foto Doda: Nga 7 milionë.

Ariel Balani: Nga 8 milionë, nga 10 e nga 15 të tërëve iu ka marrë lekë. Ai e di shumë mirë. Se ti mendon se ai erdhi vetëm për ty?

Skema e zhvatjes është e pamëshirshme edhe me vetë punonjësit e Urbanistikës të cilët kanë objekte në të pa hipotekuara. Inxhinieri i kapur në përgjim tregon se si edhe ai ka paguar para tek të besuarit e Dallëndyshe Bicit për një objekt të tijin.

Sofie Doda: Po unë u shkatërrova, u futa në borxh dhe nuk mbaroj dot shtëpinë time për atë plazh dhe tani vjen tjetri dhe të thotë “ik ti, o paguaj o…”. Ky ishte atje dhe më mori në telefon e më tha më kërkojnë 7500 euro, o paguaj këto ose bëhet shesh (shembet). Bëhet shesh se e ke pa leje.

Ariel Balani: Unë e di dhe po të mos kisha hedhur ndonjë 10-çe nuk do ta kisha shpëtuar objektin. Unë i di të gjithë ata që i prishën, unë i njoh, i pashë dhe i takova. Si shpëtuan ata ku rrinë tutje që e kanë bërë tani, sivjet u bënë këtu kam qenë unë m’u në tavolinë, m’u në muhabet kur vajtën dhe i dhanë lëkët atje dhe s’ua prishën.

Sofie Doda: Po neve ishim shembulli, erdhën të parët dhe nuk bëhej llaf, ishim shembull sikur të kishim bërë krime. Ne nuk e dinim që do të prishej objekti.

Foto Doda: Unë s’e dija se do të shembej dhe më pyesnin a s’je me pikë të kuqe?

Sofie Doda: Dhe nuk ishim me pikë të kuqe.

Foto Doda: Ishte Juli në krahë dhe Bushi a nuk e di kush ishte me ta.

Ariel Balani: Unë e di se jam në brendësi të muhabeteve, po të kishe vajtur e të kish  dhënë lekë do të kishe shpëtuar.

Foto Doda: Po nuk e dija që do te prishej objekti ore.

Ariel Balani: Po nuk ka me dopio shanc këtu more, këtu duhet të rrezikosh, duhet të hidhesh ti i pari. Edhe unë të them p.sh. bashkë kemi 15 ditë që bëjmë muhabet e duhet të hidhesh o vëlla. Lërë ore po s’ke fuqi…

Sofie Doda: Po si ta lë more ta marrë një tjetër kështu!?

Ariel Balani: Nuk e vrasin mendjen këta kështu.

Sofie Doda: Po kjo dihet..

Foto Doda: Ja të shohim si do të jenë sot me kartë apo me… (bëhet fjalë për lejen e ndërtimit)

Sofie Doda: Po edhe kartat neve na i merr se kemi 10 milionshin. Shiko, nesër duhet që të mbarohet puna.

Biseda përfundon me angazhimin e inxhinieri urbanistik të Bashkisë së Sarandës Ariel Balanit që hallin e çiftit ta zgjidhë në zyrat qëndrore të IKMT-së në Tiranë, dhe premton kthimin e parave nëse nuk mbaron punë.

Ariel Balani: Unë do marr kartat dhe do të vete në Tiranë, do të flas me njerëzit dhe do t’i mbaj, për nja një javë do të merrem me këtë punë. Po ua gjeta anën mirë, po s’ua gjeta do t’ju sjell lekët. Kështu është muhabeti, unë as nuk shtoj dhe as nuk heq nga vetja ime. Po të jeni dakord hajde ta bëjmë, po nuk jeni dakord nga mua nuk keni asnjë pengesë.

Sofie Doda: Kjo gjë nuk e di, po të jetë kjo zgjidhje…

Ariel Balani: Po nuk ke çfarë bën moj, nuk ke çfarë bën.

Sofie Doda: Ore shiko, përmes telefonit a nuk flet dot të nisem apo jo? (drejtuar punonjësit)

Ariel Balani: Nuk flas dot më të se kontrollohen, përgjohen telefonat të gjithë. Unë do të iki në Tiranë t’i takoj nga afër, nuk bëj dot këto muhabete në telefon. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY