Mediat greke e kanë lidhur vrasjen e dyfishtë mbrëmjen e kaluar në një kafene në sheshin e Nea Smyrni, me një tjetër vrasje që ndodhi pak ditë më parë në Tiranë te Komuna e Parisit, ku viktimë mbeti Edmond Papa.
Sipas asaj që raporton newsit.gr, 41-vjeçari Kreshnik Çerçizaj, me origjinë shqiptare, i cili u qëllua me disa pëumba rezultonte i dënuar për kontrabandë, drogë dhe grabitje.
Të premten e kaluar (16.12.2022), u vra në Tiranë në një lokal Edmond Papa, pronar i një hoteli në Sarandë. 49-vjeçari ka marrë disa plumba dhe është transportuar në spital, ku ka humbur jetën pas plagëve të marra. Në Greqi ai ishte dënuar për trafik droge”, raportojnë mediat greke.
Në shkrimin e tyre, mediet nuk e përjashtojnë se viktimat të jenë anëtarë të së njëjtit rrjet droge dhe të jenë ekzekutuar nga bashkatdhetarët e tyre.
Është zhdukur një ngarkesë me rreth 700 kg kanabis dhe përgjegjës për këtë ka qenë, Edmond Papa, i vrarë pak ditë më parë në një lokal në zonë e Komunës së Parisit, raportojnë mediat greke.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/