Pas zbardhjes së ngjarjes së rëndë mbrëmë në Athinë është konstatuar se viktima janë dy shqiptarë.
Viktimat janë Kreshnik Çerçizaj, 41 vjeç, që mori dy plumba në kokë dhe Armando Ogranja, 44 vjeç, i cili mori dy plumba një një gjoks dhe një në bark.
Policia po heton lidhur me autorët, pasi nuk është kapur dhe ai që policia mendoi se ishtë shkëmbim zjarri dhe njëri nga autorët u kap në fakt rezultoi se dy viktimat iahon miq dhe po qëndronin bashkë në tavolinë.
Deri tani dyshimet janë për larje hesapesh. 44 vjeçari Ogranja kishte edhe më parë kërcënime, pasi kohët e fundit ndërronte lokale dhe mjete shumë shpesh, ndërsa për 41-vjeçarin Çercizaj dihet se ka qenë kontigjent krimi për çështje droge dhe vepra të vogla penale.
Nga të shtënat mbeti e plagosur dhe një 31 vjeçare e cila fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet në spitalin “Kryq i Kuq’ ku po trajtohet.
Oficerët e policisë që ndodheshin në zonë që në momentin e parë kanë mbledhur pamje nga kamerat e sigurisë për të parë lëvizjet e vrasësit, si dhe mënyrën se si ai ka mbërritur në sheshin Nea Smyrni , ashtu si edhe për mënyrën se si ai u largua nga sheshi. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/