Vijon operacioni policor i koduar “Damage”, shkon në 8 numri i të arrestuarve.
Vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese me tatimin mbi vlerën e shtuar”.
Në shtator 2022, në kuadër të këtij operacioni, janë vënë në pranga 7 shtetas.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas, kanë ndaluar shtetasin M. G., 60 vjeç, banues në Itali, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Damage”, për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese me tatimin mbi vlerën e shtuar”.
60-vjeçari, në bashkëpunim me 12 shtetas të tjerë (7 të vënë në pranga, 5 ende në kërkim) dyshohet se përmes mashtrimit, kanë krijuar dhe menaxhuar subjekte tregtare fiktive, nëpërmjet të cilave kanë qarkulluar vlera të konsiderueshme parash, të padeklaruara në organet tatimore, duke i shkaktuar kështu shtetit shqiptar, një dëm financiar prej 3 milionë eurosh. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/