Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama dhe Abazoviç thyen embargon ndaj Rusisë, korridor për mallrat ruse që shkojnë në Serbi. 4500 kamionë ngarkesa

17/12/2022
FOTOGALERI/ Shikoni urën dixhitale të Bunës që lidh Shkodrën me Ulqinin, Rama e mban në tablet
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një skandal i përmasave ndërkombëtare është publikuar një ditë më parë nga media malazeze “Pobjeda”, e cila në një shkrim të saj thotë se Shqipëria dhe Mali i Zi thyen embargon ndaj Rusisë, duke lejuar tregtinë e grurit dhe të plehrave kimikë mes Serbisë dhe Rusisë, përmes Portit të Durrësit.

Sipas këtij artikulli, publikuar edhe nga gazeta Panorama në Tiranë, mijëra kamionë u ngarkuan me pleh kimik nga anijet që erdhën nga Rusia në Portin e Durrësit, kaluan në Malin e Zi përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit dhe nga territori malazez u futën në Serbi pranë Dobrakovit, ndërsa në kthim, kamionët janë ngarkuar me drithë dhe kanë kryer të njëjtin itinerar.

Gazetarët malazezë raportojnë se për transportin e drithërave dhe të plehut kimik në Shqipëri u përfshi një kompani e madhe e lidhur me autoritetet e Tiranës, të cilët kanë mbyllur një sy për tregtinë mes Vuçiçit dhe Putinit, në shkelje të sanksioneve që SHBA dhe Bashkimi Europian kanë vendosur ndaj Rusisë.

Për këtë sillet edhe një foto e një fature që dëshmon për futjen e mallit në Portin e Durrësit me origjinë nga Rusia dhe me destinacion Serbinë. Ajo që bie në sy në shkrim është edhe pjesa kur thuhet se thyerja e sanksioneve është zbuluar nga agjensitë e huaja perëndimore dhe tashmë prej 10 ditësh nuk ka më asnjë anije ruse në Portin e Durrësit.

Gazeta pranon se nuk ka arritur të saktësojë se sa ton pleh janë transportuar nga Rusia, por janë kategorike se shkelja e sanksioneve ka zgjatur për disa muaj. Sipas këtyre informacioneve, që nga prilli, kur Mali i Zi vendosi sanksionet, deri më tani rreth 4.500 kamionë kanë ndjekur rrugën e përcaktuar, ndërsa vetëm nga 1 dhjetori e deri para disa ditësh në tranzit janë regjistruar mbi 100 kamionë. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama lajmëron për rritjen e të ardhurave në rekord historik, por fsheh arsyen që rëndon qytetarët

05/04/2026
Ultimatumi i Trump, 48 orë afat Iranit të lirojë Ngushticën e Hormuzit

Ultimatumi i Trump, 48 orë afat Iranit të lirojë Ngushticën e Hormuzit

04/04/2026
2 emigrantë afrikanë gjenden të pajetë në malin e Kamenicës në Korçë

2 emigrantë afrikanë gjenden të pajetë në malin e Kamenicës në Korçë

04/04/2026
9 vende bllokuan Shqipërinë, si justifikohet para socialistëve Edi Rama

9 vende bllokuan Shqipërinë, si justifikohet para socialistëve Edi Rama

04/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama lajmëron për rritjen e të ardhurave në rekord historik, por fsheh arsyen që rëndon qytetarët

05/04/2026
Ultimatumi i Trump, 48 orë afat Iranit të lirojë Ngushticën e Hormuzit

Ultimatumi i Trump, 48 orë afat Iranit të lirojë Ngushticën e Hormuzit

04/04/2026
2 emigrantë afrikanë gjenden të pajetë në malin e Kamenicës në Korçë

2 emigrantë afrikanë gjenden të pajetë në malin e Kamenicës në Korçë

04/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.