FOTOGALERI/Edi Rama konfirmon, basorelievet e stadiumit do zhduken

FOTOGALERI/Edi Rama konfirmon, basorelievet e stadiumit do zhduken

66
0
Shares

Ndërsa qytetarët shqiptarë janë përfshirë nga zemërimi për shkatërrimin e fasadës së stadiumit Qemal Stafa, Kryeministri Edi Rama ka postuar një numër fotosh përmes të cilave shkatërrimi i fasadës është edhe më dramatik se sa mendohej.

Nga gjithë fasada vetëm një pjesë e përbërsve të saj janë arritur të ruhen gjatë shkatërrimit. Pjesa tjetër janë copëtuar sic duket edhe në foto.

Megjithatë Kryeministri Rama thotë se ajo cfarë po bëhet është një vepër tjetër brenda veprës, kthimi në identitet i fasadës.

Ai thotë se prishja e basorelieveve nuk do të thotë asgjë pasi ato nuk hyjnë askund si vlerë e trashëgimisë kulturore.

“Kujevënësit profesionistë që argument kanë injorancën kanë vënë alarmin (për dy basorelieve pa asnjë vlerë, që tutkunët e regjimit të vjetër i’a mballosën fasadës së “Qemal Stafës”) dhe po bërtasin që po dëmtohet trashëgimia kulturore😱 Ato basorelieve që turpëronin edhe Realizmin Socialist, e kanë kryer misionin e tyre të shëmtimit e nuk hyjnë askund si vlerë e trashëgimisë kulturore.

Fakti është që fasada monument kulture po trajtohet me të gjitha standartet profesionale nën mbikqyrjen e Institutit të Monumenteve të Kulturës në bashkëpunim me qendrën italiane të ekselencës në restaurim Palazzo Spinelli”, thotë Rama.

Rama përfundimisht do të ndryhsojë fasadën edhe në ripërsëritjene saj duke vendosur në basorelieveve, dy dyer. “Në vend të dy mballomave vulgare prej betoni, do të realizohen dyert e parashikuara e të dizenjuara në projektin origjinal nga Gherardo Bosio”, thotë Kryeministri.

Në vijim Kryeministri fyen të gjithë ata që kanë folur lidhur me këtë shkatërrim. “Prandaj, edhe njëherë ‪#‎QentëLeTëLehinKarvaniDoEcëPërpara dhe stadiumi i ri do të jetë përgjigja përfundimtare, për gjithë furtunat në gotën e dembelizmit mendor e të karshillëkut provincial ndaj të resë, që u ngritën e do të ngrihen, derisa Arena Kombëtare të imponohet me të gjithë rrezatimin e saj.”, thekson Kryeministri.

Vetëm pak muaj më parë ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro tha se fasada nuk do të luajë dhe as do të prishet.

Ja edhe deklarata e ministres:

“E reja është që në rezultatin e fundit që do të vijë të prezantohet para KKR-së javën që vjen, fasada do të ruhet siç është, jo vetëm do të ruhet por do të jetë pamja ballore e stadiumit dhe do të jetë edhe funksionale për të shërbyer për të njëjtin funksion hyrës siç ka shërbyer gjithë këto vite. Ne kemi ruajtur këtë projekt, e konservojmë të plotë dhe e risjellim në projektin e ri kështu siç është…”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY