Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, Shqipëria nuk shpëtohet me deklarata. Shqipëria shpëtohet me revolucion”

08/12/2022
“Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, Shqipëria nuk shpëtohet me deklarata. Shqipëria shpëtohet me revolucion”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot në kuvendin e FRPD se të rinjtë kanë gjithë potencialin, gjithë energjinë, entuziazmin, guximin, forcën për të shpëtuar këtë vend.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Sot ne mblidhemi në këtë Kuvend, pasi ju, drejtuesit tuaj, anëtarët, anetaret e PD-së, u shndërruat në fibrën më të fuqishme të rithemelimit të PD-së, të rivitalizimit të saj, u shndërruat në vis vitalis të atij revolucioni, që kishte dy qëllime madhore: shpëtimin e PD-së dhe shpëtimin e Shqipërisë.

Ju vini krenarë, pasi keni realizuar me sukses të plotë misionin e parë. Ju vini krenarë dhe më të vendosur se kurrë, më të fuqishëm, më të motivuar në misionin e dytë, i cili është një mision i një rëndësie të jashtëzakonshme për të ardhmen e kombit shqiptar dhe Shqipërisë.

A do mundeni ju, me energjinë, me guximin, me përkushtimin tuaj, të shpëtoni Shqipërinë, e cila ndodhet në një rrokullisje të madhe, e cila përballet sot me pasoja të një pushtimi të brendshëm ndër më të egrit në historinë e ekzistencës tonë kombëtare. A do mund të shpëtoni ju sot Shqipërinë, e cila është sot, vendi, shoqëria më e adresuar, më viktimë e mafias shqiptare rajonale dhe botërore?

Shtroj këtë pyetje, por bindja ime e thellë është se ju keni të gjithë potencialin, keni të gjithë energjinë, entuziazmin, guximin, forcën për të shpëtuar këtë vend, për ta vendosur atë përsëri në rrugën e të ardhmes, në rrugën e dinjitetit kombëtar, në rrugën e integrimit euroatlantik.

Mos harroni se jeni trashëgimtarë të një lëvizje, e cila me një guxim epik, me një guxim në kufijtë e legjendës, u përball në vitet ’90 me diktaturën më të egër staliniste, më çnjerëzore, më barbare, me diktaturën komuniste, e cila në kohën kur bashkëmoshatarët tuaj mbushën sheshin, diktatura vriste ata që niseshin për të arritur në botën e lirë, por mbeteshin nën breshëritë e kallashnikovëve të rojeve të vdekjes.

Megjithatë ata të rinj, të udhëhequr nga bashkëmoshatari juaj Azem Hajdari, i shndërruar në një lider legjendar, e gjunjëzuan diktaturën dhe diktatorin.
I imponuan atij, vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri. Në një betejë të pashembullt në katër anët e vendit, përmbysën me votë diktaturën komuniste në Shqipëri.

Kjo është trashëgimia, që do ju frymëzojë ju dhe gjithë shqiptarët në betejën për liri dhe dinjitet.
Është kjo trashëgimi që të ngriheni në lartësinë e idealeve fisnike. Kështu që sot, fjala dhe kryefjala e ditës është revolucion dhe vetëm revolucion.

Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, Shqipëria nuk shpëtohet me deklarata. Shqipëria shpëtohet me revolucion. E shpëtojnë guximtarët, ata që e duan, ata që i dalin zot, e shpëtojnë ata si ju, që jeni të gatshëm të përballeni ballë për ballë, dhëmb për dhëmb me fundërrinat e regjimit të vjetër, me Edi Ramën, këtë bir xhelati që urren qenien shqiptare, që urren liritë e shqiptarëve, që urren dinjitetin e shqiptarëve. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Përplasje në “Top Story”, Alfred Lela largohet nga studio pas debatit me Grida Dumën

Përplasje në “Top Story”, Alfred Lela largohet nga studio pas debatit me Grida Dumën

16/04/2026
Operacioni “Anëtarët”, goditet grupi kriminal i shitjes së armëve në Tiranë

TIRANË/ Procedohet penalisht Altin Goxhaj, Policia sqaron incidentin në rrugën “Kavajës”

16/04/2026
Shtëpia e Bardhë alarmohet nga një makinë, dyshohet se kishte bombë

ANALIZA/ Amerika zgjohet ndaj fuqisë së rrezikshme të AI

16/04/2026
Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Protesta e opozitës te premten në 19.00, policia vendos bllokimin e rrugëve

16/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përplasje në “Top Story”, Alfred Lela largohet nga studio pas debatit me Grida Dumën

Përplasje në “Top Story”, Alfred Lela largohet nga studio pas debatit me Grida Dumën

16/04/2026
Operacioni “Anëtarët”, goditet grupi kriminal i shitjes së armëve në Tiranë

TIRANË/ Procedohet penalisht Altin Goxhaj, Policia sqaron incidentin në rrugën “Kavajës”

16/04/2026
Shtëpia e Bardhë alarmohet nga një makinë, dyshohet se kishte bombë

ANALIZA/ Amerika zgjohet ndaj fuqisë së rrezikshme të AI

16/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.