Berisha takon Stipe Mesiç. Ish-Presidenti kroat: E kam ditur që në fillim...

Berisha takon Stipe Mesiç. Ish-Presidenti kroat: E kam ditur që në fillim se goditja ndaj jush ishte e organizuar

60
0
Shares

Berisha pret në zyrë Stipe Mesiç. Ish-Presidenti kroat: E kam ditur që në fillim se goditja ndaj jush ishte e organizuar

Kryetari i PD Sali Berisha ka pritur sot në zyrë ish-Presidentin e Kroacisë Stipe Mesiç dhe ka zhvilluar një bisedë miqësore të përqendruar te sulmi i ditës së martë dhe gjenja poltike në vend. “Kam qenë shumë i shqetësuar dhe kam pyetur ndihmësit e mi çdo 15 minuta”, i tha Mesiç Berishës. “E kam ditur që në fillim se është një sulm i organizuar. Përvoja ime e gjatë në politikën ballkanike më tregon se kjo nuk mund të ishte një rastësi”.
Kryetari i PD i ka shpjeguar mikut të Shqipërisë dinamikën e ngjarjes duke theksuar se goditja u bë nga një informator i Policisë, me porosi të ministrit Çuçi dhe vetë Edi Ramës. Më pas Berisha u ndal te dramat aktuale të Shqipërisë, shpopullimi dhe rënia e pluralizmit nëpërmjet paralizimit dhe manipulimit të votës së lirë, por edhe përpjekja për të zhdukur opozitën. “Kemi humbur më shumë shiptarë gjatë 8 viteve të fundit se Polonia gjatë Luftës së Dytë Botërore”, theksoi Berisha.

Ish-presidenti kroat tha se kryetari i PD është dëmtuar fizikisht, por është ndihmuar politikisht. “Ata ju kanë bërë nder me këtë sulm dhe kanë dëmtuar veten”, shtoi ai. Mesiç i tha Berishës “ju jeni babai i demokracisë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon. Ju i duheni Shqipërisë, shqiptarëve dhe Europës, sepse jeni demokrat”, përfundoi ai.
Në fund pyetjes se pse kundërshtari i tij mund ta bëje këtë, Berisha iu përgjigj: Edi Rama nuk e gëzon dot një sukses të vetin, sado i madh qoftë, pa dhunuar kundërshtarin. Është në psikën e tij”.
Zoti Berisha në mbyllje të takimit e falenderoi zotin Mesiç për kujdesin, interesin dhe miqësinë e tij për të dhe shqiptarët.

ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY