Televizioni ABC News ka bërë ndryshime drastike në stafin editorial vetëm pak javë pasi ndryshoi pronarin nga ‘Spitali amerikan’ tek ‘Devolli’, një kompani e afërt me ish-kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi dhe Kryeministrin Edi Rama.
Mësohet se është larguar drejtori i Informacionit, Andi Tela, i cili edhe më herët ka drejtuar disa nga mediat kryesore në vend.
Gazetari Sokol Balla do të jetë drejtuesi kryesor i televizionit ndërkohë që po sot ka mbyllur emisionin kryesor ‘Log” të gazetarit Endri Xhafo.
“Sot paradite m’u komunikua se, me efekt të menjëhershëm, emisioni LOG. ndërpritet. Pra, për nesër, ditë e martë, duhet të njoftojmë të ftuarit të mos vijnë. Arsyeja zyrtare: Ristrukturim programor i ABC-së. Çështja është se me situatën aktuale të ABC-së faji mbetet kopil dhe të drejtën s’ke ku ta kërkosh”, shkruan Endri Xhafo në rrjetet sociale.
“ABC News është blerë nga Blerim Devolli, por më pas sipas raportimeve në media, njerëzit e tij u zhdukën një ditë të bukur nga zyrat e televizionit dhe në të shkuan njerëzit e Shefqet Kastratit, i cili tani jep paratë, kurse drejtimi “de facto” e ka Endri Fuga”, shkruan Koha Jone. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/