Ilir Alimehmeti deklaroi sot tërheqjen nga gara e Primareve të Partisë Demokratike në Tiranë.
Në një dalje për mediet në selinë e PD, së bashku me Belind Këlliçin, Alimehmeti bëri të ditur largimin e tij nga gara duke theksuar se procesi në Tiranë nuk kishte asnjë shkelje.
Anëtarësia foli me votën e saj.
“Dje anëtarësia foli, foli në favor te kandidati pranë meje, Belind Këlliçi. Ju kam dalë zot, që sido që të shkonte, do isha në krah të kandidatit apo kandidates, që do gëzonte votën. Kjo është shenja e qytetarisë. Falënderoj gjithkënd që më ka mbështetur”, tha Alimehmeti ndërsa uroi për fitore në maj rivalin e tij në primare, Belind Këlliçi. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/