Anëtarja e KOKOE, Fatbardha Kadiu dha rezultatet finale të Primareve në disa prej bashkive.
Bazuar nga procesverbalet e plotësuara nga Komisionet e Vendimit dhe numrit të degëve, të ardhura zyrtarisht nga degët përkatëse për:
Bashkinë Fushë Arrëz, Bashkinë Mirditë, Bashkinë Krujë, Bashkinë Dibër, Bashkinë Fier, Bashkinë Sarandë, BashkinëLibrazhd, Bashkinë Mat.
Bazuar në pikën 10 të vendimit 38 të Këshillit Kombëtar mëdt.01.10.22, do të zhvillohet balotazh midis dy kandidatëve tëcilët kanë marrë numrin më të lartë të votave, dhe përkatësisht për Bashkinë Fushë Arrëz midis z.Hilë Curri dhe z.Hilë Kola. Për Bashkinë Mirditë midis z.Albert Mëlyshi dhe z.Aleksandër Lala, për Bashkinë Krujë midis z.Agron Loka dhe z.Ndriçim Babasi, për Bashkinë Dibër midis z.Ismail Uka dhe z.Besnik Halku, për Bashkinë Fier midis z.Etvar Kodheli dhe z.Artur Mahmutaj, për Bashkinë Sarandë midis z.Ardit Cikuli dhe z.Ilir Nikollo, për Bashkinë Librazhd midis z.Shefki Çota dhe z.Aranit Leka, për Bashkinë Mat midis z.Skënder Gjuci dhe Bukurosh Ballabani.
Kundër këtij vendimi lejohet ankimimi brenda tri ditëve, pranëKomisionit të Apelit dhe të Sanksioneve të PD. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/