Deputetja e PD Ina Zhupa tha sot në Komisionin për Edukimin dhe Informimit Publik se duhet te shqetësohemi për lirinë e medias në vend duke theksuar se kjo përbën një alarm dhe cështje e parë e rendit të ditës.
Sipas saj emergjencë kombëtare është cështja e lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave duke marrë si shembull shembjen e Presige Resort, pronë e një ndërmarrjeje mediatike.
Ina Zhupa: Kur në Shqipëri ndodh një situatë që lidhet drejtpërdrejt me lirinë e mediave ne jemi komisioni i parë që duhet të reagojmë.
Kur në Shqipëri ditën e dielë, ditën për diell, shkatërrohet prona e bizneseve të ndershme pa asnjë letër, pa asnjë vendim gjykate vetëm sepse pronari është pronari i një grupi mediatik që nuk është në vijën editoriale të ERTV për ne duhet të ishte shqetësim alarm e cështje e parë e rendit të ditës.
Kemi qenë këtu bashkë më 2 shtator kur shkatërroheshin pishinat e Prestige Resort dhe u zhduk nga kalendari.
Kemi kërkuar të dëgjonim mediat këtu, përfaqësuesit e Focus Media e u tha nga përfaqësuesit e mazhorancës që po do dëgjohen.
Ku janë cuar letrat, ku u la data për seancë dëgjimore? Zero se qëllimi i vetëm është që ne të fshihemi pas gishtit të bëjmë sikur s’e shohim si Rama sot po përdor metoda riedukimi për pronarët e mediave. Jo vetëm nuk e fusim në kalendar por bëjmë sikur nuk e shohim presionin dhe represionin ndaj mediave.
Çështje më të rëndësishme për mua e shumë emergjente, emergjencë kombëtare është cështja e lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/