FORMULARET/ Tarifat që duhet paguar dhe formularët për autorizim për peshkimin çlodhës...

FORMULARET/ Tarifat që duhet paguar dhe formularët për autorizim për peshkimin çlodhës argëtues

278
0
Shares

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe ministri i Financave dhe Ekonomisë kanë lëshuar vendimin e përbashkët për tarifat që do të përdoren në rastet e peshkimit clodhës argëtues.

Urdhëri:

1.Tarifat e autorizimit të peshkimit çlodhësargëtues përcaktohen sipas tabelës nr. 1, bashkëlidhur këtij urdhri.

2.Tarifat për shërbimet që organizata e peshkimit ofron për një mjet lundrues dhe për personat që hyjnë dhe shfrytëzojnë portin ose qendrën e peshkimit përcaktohen sipas tabelave nr. 2 dhe nr. 3, bashkëlidhur këtij urdhri

3.Të ardhurat e gjeneruara nga tarifa e autorizimit të peshkimit çlodhës-argëtues do të derdhen në buxhetin e shtetit apo në njësitë e vetëqeverisjes vendore, në përputhje me autoritetin përgjegjës që lëshon autorizimin për peshkim.

4.Të ardhurat e gjeneruara nga tarifat që organizata e peshkimit ofron për shërbimet për mjetet lundruese për anëtarët dhe personat që nuk janë anëtarë të organizatës do të përdoren në funksion të organizatës së peshkimit për investime në infrastrukturën e transferuar dhe/ose për rritjen e shërbimeve të ofruara ndaj anëtarëve, sipas qëllimit për të cilin kjo infrastrukturë është transferuar pasi të ketë marrë më parë miratim nga ministri përgjegjës për peshkimin.

5.Për zbatimin e këtij urdhri ngarkohen Drejtoria e Politikave dhe Programeve të Peshkimit dhe Akuakulturës, Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës dhe organizatat e peshkimit, ndërsa për tarifat e peshkimit amator ngarkohen njësitë e vetëqeverisjes vendore.

Ndërkaq në vendimet e mëhershme është përcaktuar edhe mënyra se si do të merret autorizimi për peshkimin cclodhës argëtues, peshkimin sportivdhe atë turistik.

Për të gjitha rastet autorizimi do të merret përmes e albania pasi të kryhet pagesa si dhe të jenë plotësuar formularët e nevojshëm.

Ndërsa për peshkimi çlodhës tarifa ishte parashikuar fillimisht të ishte 3000 lekë në muaj. Për 6 muaj 15 mijë lekë, për një vit është 20 mijë lekë. Pas rezistencës së Federatës së Peshkimit ishte parashikuar që kjo tarifë të jetë shumë e ulët, 1000 lekë në vit. Vendosja e tarifës për 3000 lekë për një muaj u dukej e lartë peshkatarëve amatorë ndërkohë që  një barkë peshkimi paguan vetëm 50 mijë lekë në vit. Sipas tyre varkat e bëjnë dëmin ekologjik shumëfish se sa një peshkatar çlodhës dhe këtu futet demtimi me rrjeta, demtimi me dinamit, peshkimi me tratë, peshkim natën me drita etj.

Taksat e licensës për peshkimin ekonomik janë 5000 lekë në vit, për anijet e peshkimit nga 50-90 mijë lekë në vit. Por ka një rast kur barka të peshkimit turistik nuk paguajnë tarifë nëse më herët kanë qënë barka të peshkimit ekonomik. Kjo pasi kalimi i tyre nga peshkimi ekonomik në turistik është falas pasi ka paguar si peshkim ekonomik ndërkohë kemi një ulje të sforcos për peshkim. Operatori duhet të bëjë një aplikim për informim.

Më poshtë janë formularët që duhen plotësuar nga peshkatarët amatorë të cilët duhet të aplikojnë në bashkinë ku përfshihet zona ku ata do të peshkojnë ndërkohë që amatorët e peshkimit turistik dhe sportiv duhet të pajisen me autorizim nga ministria e Bujqësisë.

Vijon ende të jetë e paqartë se si do të aplikojnë të hujat megjithëse zyrtarë të ministrisë së Bujqësië siguruan se është në proces e sipër formulari dhe detajet e regjistrimit dhe pagesës së të huajve përmes e-albania.

Formularët: Autorizim për peshkim turistik me anije:

MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Nr. ______ prot.                                                  Tiranë, më ____.____.20__

AUTORIZIM PËR PESHKIM TURISTIK ME ANIJE PESHKIMI ME FLAMUR SHQIPTAR

Mjeti lundrues: _____________

  1. Në pronësitë ________________ osenë përdorim të___________
  2. Regjistruar në Kapitenarinë e Porteve Durrësmë datë ______, menr. regjistri _________më nr. regj. në Regjistrin Detar __________më nr. regj. në Regjistrin e Anijeve të Peshkimit ALB_____________
  3. Me karakteristika:viti i prodhimit ______, vendi i prodhimit _______________ndërtuar me material _____________gjatësia ____m, gjerësia ____m, tonazhi bruto___, tonazhi neto ___, zhytja ____ mme motor tip _______me fuqi motorike ______numri maksimal i personave të lejuar në bord __________

AUTORIZOHET:Të ushtrojë peshkim çlodhës-argëtues brenda ujërave territoriale të Republikës së Shqipërisë.

Forma e peshkimit: Peshkim turistik me anije peshkimi me flamur shqiptar.

Autorizimi është i vlefshëm deri më datë: ___.___.20__

Vlefshmëria e këtij autorizimi humbet në rast moszbatimi të ligjit nr. 64/2012, “Për Peshkimin”, të ndryshuar dhe akteve nënligjore ne fuqi.MINISTË

 Autorizim për peshkim turistik me mjete lundruese kenaqesie:

MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Nr. ______ prot.Tiranë, më ____.____.20__

AUTORIZIM PËR PESHKIM TURISTIK ME MJETE LUNDRUESE KËNAQËSIE ME FLAMUR SHQIPTAR OSE TË HUAJ

Mjeti lundrues: _____________Flamuri: ___________

  1. Në pronësi të ________________, në përdorim të___________Shtetësia _______, datëlindja _________, vendlindja_________
  2. Regjistruar në _____________
  3. Me karakteristika:viti i prodhimit ______, vendi i prodhimit _______________ndërtuar me material _____________gjatësia ____m, gjerësia ____m, tonazhi bruto___, tonazhi neto ___, zhytja ____ mme motor tip _______me fuqi motorike _______numri maksimal i personave të lejuara në bord __________

AUTORIZOHET:Të ushtrojë peshkim çlodhës-argëtues brenda ujërave territoriale të Republikës së Shqipërisë.

Forma e peshkimit: Peshkim turistik me mjet lundrues kënaqësie.

Autorizimi është i vlefshëm për: X (iks) ditë, duke filluar nga data ___.___.20__

Vlefshmëria e këtij autorizimi humbet në rast moszbatimi të ligjit nr. 64/2012, “Për Peshkimin”, të ndryshuar dhe akteve nënligjore ne fuqi.

MINISTËR

 Autorizim për peshkim sportiv:

MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Nr. ______ prot.Tiranë, më ____.____.20__

AUTORIZIM PËR PESHKIM SPORTIV

Shoqata/organizata__________AUTORIZOHET:

Të  ushtrojë  peshkim  çlodhës-argëtues  brenda  ujërave  territoriale  dhe  ujërave  të  brendshme  të Republikës së Shqipërisë.

Forma e peshkimit: Peshkim sportiv.

  1. Data kur do tëzhvillohet aktiviteti: ___:___
  2. Ora kur do të zhvillohet aktiviteti: __._.20__
  3. Zona ku do të zhvillohet aktiviteti: __________

Vlefshmëria e këtij autorizimi humbet në rast moszbatimi të ligjit nr. 64/2012, “Për peshkimin”, të ndryshuar dhe akteve nënligjore në fuqi.

MINISTËR

Autorizim për peshkim amator:

BASHKIA ___________

Nr. ______ prot._______, më ____.____.20__

AUTORIZIM PËR PESHKIM AMATOR

Z./znj. _______________

NID:_____________,

datëlindja: ____________,

Shtetësia:_______________

Nr. tel.:_____________

e-mail:______________

Anëtar i shoqatës/organizatës: _______________

AUTORIZOHET:Të  ushtrojë  peshkim  çlodhës-argëtues  brenda  ujërave  territoriale  dhe  ujërave  të  brendshme  të Republikës së Shqipërisë.

Forma epeshkimit: Peshkim amator.

Zona ku do të zhvillohet aktiviteti: __________

Veglat e peshkimit: ____________A

utorizimi është i vlefshëm deri më datë: ___.___.20__

Vlefshmëria e këtij autorizimi humbet, në rast moszbatimi të ligjit nr. 64/2012, “Për peshkimin”, të ndryshuar, dhe të akteve nënligjore ne fuqi.

KRYETARI I BASHKISE

Ky artikull eshte pergaditur nga Qendra per Transparence dhe Informim te Lire ne kuadrin e projektit “Identification and promotion of recreational and tourist fishing destinations in the coastal area of Durres and Lezha counties”, mbeshtetur nga PNUD Albania.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY