Edi Rama tregon rreth Armand Josifit dhe vëllait të tij Olsi Rama

Edi Rama tregon rreth Armand Josifit dhe vëllait të tij Olsi Rama

126
0
Shares

Kryeministri i vendit, Edi Rama tha se qeveria nuk ishte mburojë për Amant Josifin, emri i të cilit përmendej në skemën e mashtrimit të qytatrëve evropianë përmes call centerave.

Rama iu përgjigj pyetjeve të ndjekësve në rrjetet sociale ndërsa shpjegoi se nëse Josifi do kishte pasur mburojë shtetërore ai sot nuk do ishte në kërkim.

Pyetja ndaj Ramës: Autoritetet spanjolle në ditët e fundit në bashkëpunim me SPAK po hetojnë një skemë mashtrimi që e ka pasur bazën në Tiranë dhe që u ka zhvatur 200 mijë qytetarëve europianë rreth 2.5 miliardë euro. Në fakt në krye të kësaj skeme është identifikuar një ish zyrtar i qeverisë suaj, i cili ka qenë ortak me vëllain tuaj në biznesin e Call Center-ve nga viti 2014 deri në vitin 2018. Sipas mediave spanjolle “El paise” ai ka pasur mbrojtje shtetërore në kryerjen e këtij aktiviteti. A ka qenë qeveria juaj mburojë për këtë aktivitet? Faleminderit 

“Qeveria nuk është mburojë e asnjë aktiviteti dhe nuk i bëhet mburojë askujt, cilitdo qoftë. Këto spekulime të natyrës që një ish zyrtar etj, janë pa vlerë. Ky ish zyrtar është në kërkim nga drejtësia dhe është një proces që nuk është bërë nga organet ligjzbatuese spanjolle në mënyrë të pavarur, por në bashkëpunim të ngushtë me organet tona dhe me të tjera të përfshira.

Nuk kanë asnjë rast për askënd për asnjë lloj pengese apo ndikimi për të mos vepruar. Sa i përket sjelljes në valle të emrit të tim vëllai, kjo është pjesë e valles së madhe të shpatave që zhvillohet në politikë dhe këtë e them me bindje, ndonëse im vëlla është adult. Nëse do kishte pasur mburojë shtetërore, s’do ishte në kërkim”, tha Rama.

Kryeministri Rama u akuzua kohët e fundit nga Berisha se në biznesin e mashtrimit me kriptomonedha prej 2 miliardë dollarësh ishte përfshirë veç Josifit edhe vëllai i Edi Ramës, Olsi Rama që po ashtu ka biznese të fushës së dixhitalizimit në Shqipëri. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY