Peshqit qe gjuhen me grep, provojeni në bregun e Durrësit dhe Lezhës

Peshqit qe gjuhen me grep, provojeni në bregun e Durrësit dhe Lezhës

322
0
Shares

Jo të gjithë peshqit mund të gjuhen me grep nga bregu i detit. Një pjesë e tyre nuk i afrohet asnjëherë brengut kështu që nëse doni të gjuani nga këto lloje duhet të merrni një vake të peshkimit sportiv dhe të shkoni në thellësi të detit.

Ujërat e detit Adriatik janë të pasur me peshq si: peshk pëllumb, raja, raxha, sardelja, ngjala. ngjala e egër, merluci, levreku, stavrida, korbi i bardhë, korbi i zi, barbuni, spalca e kuqe, dentali, kocja, palamidi, shtiza, qefulli, gjuhëzë kanali, sir etj, që janë një potencial i madh peshkimi.

Por në breg megjithatë ka një larmi të madhe peshqish dhe speciesh detare. Disa prej atyre që mund ti zini me grep janë më poshtë:

Qefulli

Qefulli është peshk i ujërave të kripura jeton në tufa dhe arrin peshën deri në 5 kg për një ekzemplar. Në Shqipëri, numërohen rreth 8 lloje qefujsh: cumra, kryeholli, kryeziu, veshverdhi, qefulli me buze etj. Gjendet gjatë gjithë vitit në afërsi të brigjeve, por noton disa kilometra edhe neper grykat e lumenjve dhe laguna. Edhe në porte, ka shume prej tyre, që ushqehen me mbeturinat që hedhin anijet. Ka mish te shijshëm, i cili ndryshon nga vendi ku gjuhet. Nuk është fort i shijshëm qefulli që rritet në afërsi të porteve.

Levreku

Levreku është një ndër peshqit që gjendet më shumë në muajt e dimrit, pranë brigjeve. Ushqehet me peshq të tjerë, qefull, shtiza etj  Pesha e tij arrin me raste edhe në 14 kg për një ekzemplar. Kur është i vogël, afër 300 gram dhe ka mbi trup pika te zeza te çrregullta, peshkatarët e quajnë çafërr. Është një gjuetar i pamëshirshëm, i cili ushqehet pothuajse vetëm me peshq të gjallë. Mbas viteve ‘97 është pakësuar shumë, si pasojë e gjuetisë me dinamit. Ai  lëshon vezët në muajt shkurt-mars ndërsa ikën disa kilometra në gryken e lumenjve apo laguna.

Bishtmëllenja 

Bishtmëllenja ose rombo, siç i thonë ndryshe peshkatarët. Ky lloj peshku jeton në vendet që kanë fund ranor, gjendet pothuajse gjatë gjithë vitit në afërsi të brigjeve, por më shumë në muajt tetor-nëntor. Ai shfaqet në ujërat e Adriatikut me dy lloje, njëri prej të cilave është me disa gjemba mbi kurriz.

Ngjala e egër

Ngjala e egër, ose ngjala e detit, është në formë gjarpri, me ngjyrë karote, ka dhembë të mprehtë dhe ushqehet me peshq të tjerë, kryesisht të ngordhur. Si pasojë e gjuajtjes me dinamit nga peshkatarët, ngjala e egër është në rrezik dhe futet tek peshqit në mbrojtje.

XZOF3541

Peshku shtizë

Peshku shtizë ka ngjyrë të argjendtë në të zezë, e ka pjesën e përparme në formën e shtizës, me dhëmbë të imët. Ushqehet me peshq më të vegjël, në fillim e godet gjahun e tij pastaj e gëlltit, Karakteristikat e këtij lloj peshku është se nuk ka hala. Gatuhet duke u pjekur në zgarë shoqëruar vazhdimisht me vaj ulliri të përzier me limon për shkak se ka mish të fortë.

Dateri

Në shqip quhet “shpuesja e shkëmbit”, është një lloj midhje që bën pjesë te molusqet (butakët) dykapakorë (Bivalvia). Kjo midhje shpon shkëmbinjtë gëlqerorë dhe strehohet brenda tyre. Guaska e kësaj midhjeje është e ngushtë, e zgjatur, pjesërisht cilindrike, e shtypur në pjesën e përparme. Nga jashtë guaska ka ngjyrë kafe, të çelur ose të errët, ndërsa nga brenda guaska është e bardhë, shpesh me nuanca të verdha ose të kaltra. Gjatësia mesatare luhatet nga 6 cm – 8 cm, ndërsa gjatësia maksimale 10 cm – 12 cm.

Por nërkohë disa nga speciat dhe peshqit janë të ndaluar të peshkohen masivisht ose janë të ndaluar të peshkohen për fare. Nëse ato bien në grepin tuaj duhet ti ktheni përsëri në det.

Peshqit për të cilët ndalohet peshkimi:

Neni 37 i “Ligjit pwr Peshkimin” ndalon peshkimin e disa llojeve të organizmave ujorë. Sipas këtij neni ndalohen peshkimi, mbajtja në bord, transitimi në barkë dhe anije, zbarkimi i qëllimtë dhe hedhja në treg ose për konsum, në çdo periudhë, zonë e me çfarëdo lloj mjeti a pajisjeje i këtyre organizmave ujorë: a) Korani i lumit – Salmo letnica lumi; b) Blini -Acipenser sturio; c) Peshkaqenët – Cetorhinus maximus, Carcharodon carcharias; ç) Lopa e detit – Mobula mobular; d) Gurëshpuesi (dateri) – Lithophaga lithophaga; dh) Koralet (Corallium spp.); e) Sfungjerët (spongidae); ë) Gjitarët e detit; f) Breshkat e detit; g) Kastravecët e detit.

Por cfarë klime është zotëruese në bregdetin e Durrësit dhe Lezhës.

Klima e rajonit Durrës-Lezhë është mesdhetare. Temperatura mesatare vjetore është 15.5°C, temperatura mesatare e Janarit 7°C, temperatura mesatare e Gushtit 24°C.

Ererat karakteristike per Durresin dhe Gjirin e lalezit jane brizat.  Briza fillon nga ora 9-10 paradite dhe vazhdon deri ne 16-18 pas dite.s.n, a.b

Ky artikull eshte pergaditur nga Qendra per Transparence dhe Informim te Lire ne kuadrin e projektit “Identification and promotion of recreational and tourist fishing destinations in the coastal area of Durres and Lezha counties”, mbeshtetur nga PNUD Albania.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY