Shqiptarët janë shndërruar në “boat people”, ndaj dhe duam që zëri ynë...

Shqiptarët janë shndërruar në “boat people”, ndaj dhe duam që zëri ynë të dëgjohet

51
0
Shares

Kryetari i PD Sali Berisha ka publikuar në tik tok një mesazh për protestën e datës 6 dhjetor:

“Shqiptarët janë shndërruar në “boat people”, ndaj dhe duam që zëri ynë të dëgjohet. Protestojmë të gjithë bashkë më 6 dhjetor, ora 12:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shkruan në mesazhin e tij, Berisha.

Mesazhi në rrjete sociale:

Të dashur miqtë e mi të TikTok.

Me këtë mesazh dëshiroj t’ju sqaroj pse kemi thirrur protestën e datës 6 dhjetor!

Kjo protestë, ditën e Samitit Europian, u thirr me qëllimin më madhor, për t’u bërë të qartë miqve në Shqipëri se Edi Rama duke shpenzuar 10-ra milionë euro dhe duke angazhuar 10-ra kompani lobimi, ka paraqitur tek ju një realitet shqiptar që nuk ekziston.

E vërteta është se, sot Shqipëria është një vend në shpërbërje, nga e cila janë larguar në vitet qeverisëse të tij, më shumë qytetarë se në Siri, që po përjeton luftë civile.

Shqipëria është një vend i pasur, por shqiptarët janë sot banorët më të varfër.

Kjo jo se nuk ka burime, por se burimet e tyre natyrore, pasuritë e tyre, buxheti i tyre vidhen, vidhen dhe vetëm vidhen nga qeveria.

Edi Rama sot ka të gjithë pushtetet në duar. Kjo jo se ai i meritoi, por sepse ai ka vjedhur votën dhe nuk respekton vullnetin e lirë të qytetarëve.

Së fundmi, vjedhjet e Edi Ramës dhe klanit të tij kanë prekur edhe qytetarët tuaj.

Me Bitcoin janë vjedhur nga klani qeveritar mbi 2.2 miliardë euro.

Të gjitha këto janë vetëm disa elementë të hidhur të realitetit shqiptar.

Ndaj dhe ne, si parti që përmbysëm komunizmin dhe sollëm pluralizmin, zhvilluam vlerat europiane në këtë vend.

Antarësuam Shqipërinë në NATO, liberalizuam vizat dhe morëm rekomandimin për statusin e vendit kandidat.

Qëndrojmë besnikë në këto vlera dhe këto parime që ndajmë me kombet e vendeve tuaja.

Kështu që jemi sot në këtë protestë, pikërisht për të ngritur zërin tonë.

Se ne nuk jemi njerëz të varfër, por para së gjithash jemi të vjedhur.

Se ne nuk votojmë të lirë dhe kjo vret shpresën e shqiptarëve, i shndërron ata në “boat people”, ndaj dhe duam që zëri ynë të dëgjohet. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY