“Do ti meritoni të gjitha këto që bën Edi Rama ndaj nesh,...

“Do ti meritoni të gjitha këto që bën Edi Rama ndaj nesh, nëse në datën 6 nuk do të jemi të gjithë në shesh”

74
0
Shares

Protesta, detyrim madhor për ata qindra e mijëra të rinj që u larguan nga Shqipëria, tha sot kreu i PD, Sali Berisha.

Deklarata:Do ti meritoni të gjitha këto që bën Edi Rama ndaj nesh, nëse në datën 6 nuk do të jemi të gjithë në shesh, për të mbrojtur të drejt tona dhe për të paraqitur realitetin shqiptar, një realitet krejt tjetër nga ai që e paraqet propaganda e Edi Ramës, nga ai që paraqesin lobistët e Edi Ramës, të cilët duke përdorur dhjetëra milionë euro të taksave tuaja, korruptojnë kudo në vendet e tjera, qëndrime, deklarata që nuk kanë asgjë të përbashkët me realitetin shqiptar.
Ndaj dhe protestën në datën 6, duket ta kuptojmë si një mision për të përfaqësuar vlerat tona, idealet që kemi, lumenjtë e vuajtjeve, dhimbjeve e sakrificave të pamerituara, që ky regjim me padrejtësitë e tij, iu imponojë qytetarëve shqiptarë dhe në veçanti, popullit opozitar.

Këtë protestë, duhet ta konsiderojmë një detyrim madhor, për ata qindra e mijëra të rinj të cilët u larguan nga ne, nga vatrat, familjet e tyre, vetëm e vetëm se Shqipëria nuk u ofronte atyre në këto kushte në këtë regjim, ato kushte dhe mundësi që u takonin për të shkritë energjitë e tyre dhe për të ndërtuar jetën në vend.
Në këtë kontekst, kjo është protesta më e rëndësishme që kemi organizuar ndonjëherë, zëri ynë nuk mund të jetë askund tjetër, përveç se në protestë. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY