Policia ka sulmuar sot sërish Prestige Resort në Gilem pronë e kompanisë mediatike Fokus Group ku përfshihet News24, Panorama, Balkanweb, Rash, GSH.
“Sulmi i paligjshëm dhe brutal i forcave të policisë dhe të IKMT kundër Prestige resort në Golem, është një vepër kriminale personalisht e Edi Ramës si hakmarrje ndaj lirisë të mediave. Ky arbitraritet i pashembullt është tregues i rënies të shtetit të së drejtës dhe këmbanë alarmi, për të gjithë qytetarët që duan të jetojnë të lirë dhe të sigurtë në vendin e tyre. Partia e Lirisë e vlerëson këtë sulm si një akt terrorist, ndaj lirisë të mediave dhe të gazetarëve dhe bën thirrje për përshkallëzimin e qendresës qytetare dhe demokratike ndaj këtij regjimi skizofrenik dhe hajdut, që kërkon me çdo kusht të mbyllë çdo hapësirë informimi dhe lirie për të mbuluar vjedhjet e shekullit. Skenat e krimit sot janë te incineratorët, te Porti i Durrësit dhe dhjetera PPP që vjedhin në mënyrë të pamëshirshme qytetarët shqiptarë dhe jo te Prestige resort që ka qenë dhe është një nga resortet më elitare dhe të hershme në vendin tonë”, shkruan kreu i PL, Ilir Meta.
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka reaguar për prezencën e Policisë, IKMT, OSHEE dhe forcave xhenio në “Prestige Resort” në Golem.
Ai shkruan në “Facebook”, se ky sulm nuk është çështja hoteli, as taksash, as ndërtim pa leje, por e gjitha ka të bëjë me linjën editoriale të medias, lirinë e fjalës. Sipas tij, ky veprim do të thotë të vrasësh Europën brenda nesh.
“Çështja e Prestige Resort nuk është çështje as hoteli, as taksash, as ndërtimi pa leje! Është çështje MEDIE, vije editoriale, lirie fjalie, sulm ndaj gazetarisë.Kjo është të vrasësh Europën brenda nesh! Justifikimet “jo po”, ”jo se”, ”qysh”, “tek” nuk vlejnë. Duhet reagim!”, shkruan Boçi. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/