Identifikohet shqiptari i vrarë në Gjermani, kishte karburant në Shijak

Identifikohet shqiptari i vrarë në Gjermani, kishte karburant në Shijak

78
0
Shares

Mario Muka, 42 vjeç është shqiptari i vrarë dy ditë më parë në Gjermani.

Muka është pronar i një karburanti në ‘Katër Rrugët’ e Shijakut dhe kishte emigruar drejt Gjermanisë në vitin 2018. Ndërkohë, autoritetet po vijojnë kontrollet për zbardhjen e pistës së krimit.

Autoritetet gjermane kanë kërkuar të dhëna për këtë person, që nga shenjat e gishtërinjve dhe nëse është i skeduar nga policia.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së hënës në Krefeld të Gjermanisë kur dy burra qëlluan mbi Mukën rreth orës 19:50 dhe pas ikën në errësirë, thanë hetuesit të martën. Një e shtënë e ka goditur viktimën në kokë. Ai po lëvizte me biçikletë.

42-vjeçari ishte i njohur për policinë për krime të drogës dhe pronës.

Megjithatë, thuhet se ai nuk ishte një “lojtar i madh” në biznesin e drogës, por një tregtar i vogël që kishte konsumuar edhe vetë drogë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY