Zhdukja e Ervis Martinajt, xhaxhai: Atë e kanë vrarë, Rama e di....

Zhdukja e Ervis Martinajt, xhaxhai: Atë e kanë vrarë, Rama e di. E zhdukën kufomën

92
0
Shares

Xhaxhai i Ervis Martina është shprehur se është i sigurt që Vis Martinaj e kanë vrarë. Ai akuzon kryeministrin për vrasjen e tij.

“Ervisit i kanë zhdukur kufomën, e kanë vrarë jam 100 përqind i sigurt. E di kryeministri se ku është. Ai e ka vrarë me bandat e tij. Ai ka interes për bregdetin e jugut”, tha Faik Martinaj në lidhje telefonike me report tv.

“Hasmi nuk të zhduk xhenazen”, tha ai për Report Tv.

Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit të këtij viti. Në harkun kohor të 3 muajve, policia ka kryer disa kontrolle në kërkim të tij në qytete të ndryshme, operacione të cilat janë mbajtur sekrete.

Policia është në kërkim të provave për t’ia servirur edhe opinionit publik, sic kanë deklaruar muajt e fundit Kryeministri Edi Rama, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi dhe kryepolici Muhamet Rrumbullaku.

Zhdukja pa lënë gjurmë e Martinajt ka ardhur pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani gjatë muajit maj në kuadër të operacioni Plumbi i Artë, kohë kur Martinaj u shpall në kërkim nga SPAK.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY